FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E rrallë/ Motrat binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë

Motrat binjake nga New Jersey kanw lindur djem në të njëjtën ditë, me një diferencë vetwm disa disaorëshe dhe një dhomë larg njëra-tjetrës.

Dy motrat 32-vjeçare Danielle Grant dhe Kim Abraham nuk e kishin planifikuar shtatzëninë në të njëjtën kohë, por përfunduan të lindnin në të njëjtën datë, më 22 prill.

5908a83c2600003596c48e84
Kur të dyja u nisën të vendosnin datën e lindjes, u detyruan të zgjidhnin të njëjtën ditë dhe kështu sollën në jetë dy djem, Aaron dhe Roman, më pak se tri orë diferencë nga njëri-tjetri shkruan Huffingtonpost.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shanset e motrave binjake që lindin në të njëjtën ditë raportohen nga një profesor matematike në Brookdale Community College dhe janë afërsisht 8 në 100 000 raste, por fakti që Grant dhe Abraham kishin të dyja djem, atëherë ato janë 4 në 100 000 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo njeri që e ka dëgjuar rastin ka thënë ‘nuk ka mundësi!’” – tha Abraham për Asbury Park Press. “Edhe infermieret që vinin për shërbim thoshin “Duhet të takojmë binjakët.”

Motrat, që kanë lindur me një minutë diferencë nga njëra-tjetra, thanë se çdo gjë ka qenë rastësi (përveç datës së vizitës). “Është gjëja më e bukur në botë”,- tha Abraham. “Ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën, bashkëshortët tanë po ashtu, dhe djemtë do të jenë si vëllezër”-përfundoi njëra nga motrat binjake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?