E rrallë/Qytetarët rrethojnë televizionin pro qeveritar ku do jepte intervistë kryeministri

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e Presidentit Aleksandar Vuçiç, ka zgjuar reagime të ashpra.

Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtronte gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz. Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat. “Vuçiç është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje”,- tha ai. 

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra Presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë. Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër Presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora po afrohej 21:00 kur niste emisioni “Upitnik” ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej Presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioni kishte filluar dhe Vuçiç theksoi se kishte arritur aty në këmbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi ia çuan se një gjë është e sigurt.

“Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion”,- tha një prej protestuesve.

Protestat kundër Vuçiç kanë filluar një vit më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?