Edhe gazeta KOHA JONE, si Panorama e gazetat e tjera, nuk do dalë deri të hënën
Stafi drejtues i gazetës KOHA JONE, nisur nga situata e pazakontë e corona virusit, vendosi që gazeta të mos botohet deri të hënën, sikurse edhe gazetat e tjera.
Eshtë hera e dytë që gazeta “KOHA JONE” ndërpret botimin. Hera e pare ka qenë nga data 2 mars deri me 12 prill 1997, kur pushteti i kohës dogji redaksinë e gazetës natën sapo u vendos Ligji i Gjëndjes së Jashtëzakonshme me 2 mars 1997.
Ndërkohë tani lexuesit mund të informohen, si përherë, edhe në www.kohajone.com. Gazeta “Koha Jone” mbetet gazeta e parë e pavarur në Shqipëri, themeluar në Lezhë me 11 maj 1991.
KOHA JONË SONDAZH

