Edhe ministri Tahiri kundër Kokëdhimës
Mësohet se Sajmir Tahiri ka thënë se “ nuk do të shtyjmë kongresin e Partisë, që e ka vendosur Asambleja Kombëtare sepse këtë e do Koço”
Këtë qëndrim kanë mbajtur dhe mbështetur edhe Ministrat Bushati e Klosi, të cilët ishin të pranishëm në mlbedhje. Po ashtu, i pari që ka kundërshtuar ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi i cili ka thënë se “s’kam asnjë mendim për sa kohë ju dhe Koçoja e keni diskutuar dhe vendosur për kongresin”, duke ju përgjigjur kështu Ramës për pyetjen që ka bërë ky i fundit për mundësinë e shtyrjes së Kongresit.
Pas këtyre deklarimeve, Rama ka kërkuar që propozimi të diskutohet në takimin e së premtes, ku do të marrin pjesë në mbledhje të gjithë kordinatorët organizativë për 6 rajonet e vendit.
Në mbledhjen e përjavshme, ishin të pranishëm kryesocialisti Rama, kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, zv.kryeministri Niko Peleshi, koordinatorët rajonalë Sajmir Tahiri, Koço Kokëdhima, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Taulant Balla dhe krybashkiakët Erjon Veliaj, Dritan Leli dhe Vangjush Dako.
KOHA JONË SONDAZH

