Edhe PAA kërkon zgjedhje më 18 prill 2021: Ja pse është data më e përshtatshme për shqiptarët dhe emigrantët

Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj, tha pas takimit me Presidentin Ilir Meta se partia e tij propozon datën 18 prill 2021 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas numrit dy të PAA, zgjedhjet duhet të zhvillohen në këtë datë, pasi është e përshtatshme për shqiptarët, të cilët më vonë ikin në Greqi dhe vende të tjera për të punuar në punë sezonale.

18 prilli është një datë shumë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve, për shkak se maji e më pas është periudhë e vështirë për shqiptarët, të cilët shkojnë e punojnë në punë sezonale në Greqi e vende të tjera. Data 18 prill ka dhe një epërsi tjetër, sepse është mes dy Pashkëve. Ky ishte qëndrimi i Partisë Agrare dhe ne ia shprehëm Presidentit. Çështje tjetër e diskutuar ishte dhe Kodi Zgjedhor, që po mbahet nëpër këmbë dhe nuk po diskutohet”, tha Tafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?