Edhe Selami kundër Bashës: Çadra për të bojkotuar parlamentin

Pas Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, edhe deputeti tjetër i PD, Eduard Selami ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Në një intervisatë për Zërin e Amerikës, Selami ka thënë se Basha përdori çadrën për të anashkaluar institucionet dhe për të bojkotuar parlamentin.

Selami: Kam vënë re që Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësish me një retorikë populiste dhe gjuhë të papërshtatshme e përdori për të anashkaluar institucionet dhe më keq akoma për të bojkotuar parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm sic është reforma në drejtësi që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë dhe më tej akoma në një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshëm për Shqipërinë, për PD dhe për çështjen shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Oranews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?