Edi Paloka: Alibeaj s’mund të jetë kryetar i partisë, PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së mesditën e sotme.

Në një prononcim për mediat në dalje të selisë blu, Paloka tha se:

Alibeaj vjen gjoja të flasë për bashkimin dhe fillon mbledhjen me axhendën që la Rama në Kongresin e PS. Nuk e di si mund të flitet për bashkim kur Alibeaj nis duke thënë se është ti e ai jeni përjashtuar.

Në këto kushte, Alibeaj ka shkelur të gjithë paramentrat që i lejohen dhe një kryetari grupi. Alibeaj nuk mund të jetën kryetar grupi se është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe në statutin e PD është e qartë që vendi i kryetarit të grupit është paralele me nënkryetarin e partisë.

E kemi pranuar për të mos krijuar klimë përcarëse dhe fakti që e ka pranuar Alibeaj ka qenë për këtë arsye, pqër të mos krijuar përcarje. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit me të gjithë kopetencat për të marrë vendimet e duhura në funksion të PD sic është edhe shtyrja e Kuvendit për 30 prillit, e cila ishte tentativë [për të afruar dhe bashkuar demokratët”, tha Paloka.

SHKARKO APP