Edi Paloka: Gardisti që i dha Ramës 4 dëshmorë u shpërblye nga PS
Politikë E Enjte, 21 Janar 2021 21:13
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për hipokrizinë e kryeministrit Edi Rama për 4 viktimat e 21 janarit 2021. Në një postim në Facebook, Paloka ka publikuar foto të gardistit të 21 janarit Agron Malaj, i cili emërua nga Edi Rama drejtor i OSHEE dhe më pas kryebashkiak i Matit.
“U shpërblye se i dha Ramës katër “dëshmorë”. Ndërkohë familjaret e “dëshmorëve” do shpërblehen me nga 7 mijë lekë në muaj”,- shkruan Edi Paloka në Facebook.