Edi Paloka: Guxon Edi Rama dhe flet për Kosovën ky që projektoi ndarjen e saj
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka replikuar me Ramën duke i kujtuar se kontributet që Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë dhënë për Kosovën në çdo kohë njihen dhe vlerësohen nga çdo qytetar shqiptar. Ai akuzon kryeministrin se po flet për Kosovën ndërkohë që projektoi ndarjen e saj, e përdori për interesat e tij si dhe ndërkohë që rrinte krah Vuçiçit poshtëronte lidershipin politik të Kosovës e heronjtë e UÇK.
Madje Paloka thotë se nuk është rastësi që në kohën që Rama ka qenë kryeministër në Shqipëri, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje, por vetëm ç’njohje.
STATUSI NGA EDI PALOKA
Guxon e flet për Kosovën ai qe projektoi ndarjen e saj.
Flet për Kosovën ai që në krah të sivllaut të tij Vuçiç, lobonte më fort se serbët për t’i kaluar Mitrovicën e Veriut, Serbisë.
Flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zëdhënësin e Millosheviçit në të njëjtën kohë që poshtëronte lidershipin politik të Kosovës e heronjtë e gjallë të UÇK!
Mendon se e kanë harruar shqiptarët këtej e andej kufirit se përpara se t’i dërgonte nëpër gjykata Serbia, ishe ti Edvin që hapje gjyqe për drejtuesit politikë të Kosovës!
Rama edhe Kosoven e keqpërdori vetëm për interesa të tij. Nuk është rastësi që nën qeverisjen e Ramës s’ka pasur asnjë njohje, po vetëm çnjohje të Kosovës.
Sa për kontributin e Lulzim Bashës e dinë mirë gjithë qytetaret e Kosovës e ta thanë publikisht liderët e saj politikë duke nisur nga Thaçi, për të cilin bën sikur të dhimbset sot.
Kontributi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për Kosovën njihet dhe vlerësohet sot nga çdo qytetar i saj, si gjatë luftës, në shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj ndërkombëtare.
Ndërsa ti Edvin je tanimë i damkosur si tradhtar për çdo shqiptar këtej e andej kufirit.
Turp që sot po e përdor prapë Kosoven jo për ta ndihmuar, por thjesht për të hequr vëmendjen nga situata jashtëzakonisht e rëndë në Shqipëri, për të cilen je ti dhe vetëm ti përgjegjës!
KOHA JONË SONDAZH

