Edi Paloka: Lul! Nëse ke besim se ke pas vetes 95 % te demokratëve, atëhere dil dhe takoji në rrethe!
Sot Lulzim Basha doli para medias dhe tha se 95 % e demokratëve mbështesin atë e jo Berishën. Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeopozitarit Lulzim Basha se këtë të fundit e mbështesin 95% e demokratëve.
Nga Edi Paloka
Lul!
Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejtë dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit.
Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!
Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokratëve. Vota e atyre që përfaqësojmë duhet të vendosë për të gjithë ne!