Edi Paloka nxjerr videon: Myslym Murrizi e pranon hapur që kërkesa për heqjen e koalicioneve ishte e Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, publikoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, një video, ku gjatë një debati me gazetarë,  deputeti Myslym Murrizi thotë qartë se ka qenë Edi Rama ai që ka kërkuar të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Gjatë debatit ne emision, Murrizi pranon gjithashtu se kjo u bë në këmbim të ofertës së tij për listat e hapura.

Deklarata e deputetit Murrizi hedh poshtë alibinë e Edi Ramës se koalicionet nuk ishin kërkesë e tij, por e disa deputetëve në parlament.

“Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: “Heqjen e koalicioneve na e kërkoi Rama”! Ndiqni videon”, shprehet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Myslim Murrizi në emisionin “Repolitix”

Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.

Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.

Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!

Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?

Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.

Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?

Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.

Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.

Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!

Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!

Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!

SHKARKO APP