Edi Paloka: Rama në pritje të shpalljes ”non-grata” si kryeministri më i korruptuar
Edi Paloka ka komentuar vlerësimin e Hillary Clinton e cila tha se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama është frymëzim për të gjithë.
Postimi i plotë
Nga 9 shtatori kur larguam Berishën e në vazhdim, është “rritur” në mënyrë të padëgjuar mbështetja ndërkombëtare për PD, ndërsa qeveritarët e korruptuar të “Rilindjes” nuk po dijnë ku të fusin kokën nga goditjet që po marrin.
Ja Rama, në pritje të shpalljes “non grata” si kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Ballkan dhe Evropë. Dhe dy fjalë për disa kolegët e mi:
Mjaft përhapët mjegull të dëmshme për demokratët. Të paktën për dinjitetin tuaj mos vazhdoni të dilni nëpër studio e të deklaroni përralla që nuk i besoni as vetë shpallja “non-grata” e Berishës, është një akt politik i ndërmarrë nëpërmjet lobimit, për të goditur PD dhe për të ndihmuar Ramën e jo anasjelltas.
9 shtatori i vuri vulën këtij akti! Kjo është e vërteta dhe provat për këtë janë të përditëshme, i keni përpara syve.