“Edi Rama, dorëhiqu dhe shpëto Partinë Socialiste!”
Vërshimi antiqeveri, tregon se PS-ja nga forcë politike vlerash, u katandis në “kosh plehrash”, fati dhe dinjiteti i të cilës në kryeqytet, përfaqësohet nga “Nafija” Blerina Gjylameti e në qarqe nga “Sillot” e llojit Balla, ndërkohë që drejtuesit e tjerë aktualë dhe figurat që e formëzuan, kanë ende besim, bashkim e forca për ta shpëtuar PS-në, nga “pashai” uzurpator me simbol “çallmën” e krimit dhe korrupsionit.
Edi Rama, i vetëpërzënë nga Tirana, nuk ka shkuar në Vlorë si kryeministër, mbasi me këtë profil, ai është bërë “kartë e djegur” prej mashtrimeve, ashtu si është bërë në gjithë Shqipërinë, të cilën e zhyti akoma me keq në varfëri, papunësi, pasiguri, krim e korrupsion.
Ai shkoi në Vlorë, nga rëndesa psikologjike prej protestës masive, kundër tij personalisht. Shkoi, si kryetar i ish-partisë, që mbështetej masivisht nga populli, por që për shkak të skemave të tij uzurpuese e shkatërruese, PS është bërë hasëm me popullin, ndërkohë që brenda PS, hajni është Edi Rama.
Për të treguar, se ka fuqi si kryetar partie, që e duan anëtarët dhe si kryeministër që gjoja e duan shqiptarët, Rama inskenoi një anti-miting zyrtarësh e militantësh partiakë të zonës Fier-Vlorë-Gjirokastër, si egoizëm pervers e karshillëk acarues ndaj protestuesve, për më tepër ndaj kundërshtarëve të shumtë brenda PS.
Realisht, Edi Rama është në krizë të plotë e ekstreme brenda PS, tamam si kriza, që mbërtheu Fatos Nanon në vitin e 6-të të pushtetit, kur kundërshtar kishte grupin e bashkisë “Rama-Mjaft”, të cilët kontribuan maksimalisht, për të rrëzuar PS nga pushteti, duke detyruar Nanon të largohet nga PS, që është totalisht ndryshe nga “Parti-Rilindja”.
Atë që i ka bërë Fatos Nanos në vitet 2002-2005, Edi Rama po e përjeton vetë, po prej “çetës” së re të Bashkisë-Tiranë, nga grupi “Veliaj-Xhafaj” e si për përsëritje “historie”, edhe Fatos Nano, takimin e fundit të sundimit të tij në parti e bëri në Vlorë, pikërisht në atë shesh, ku Rama mblodhi pushtetin më 16 shkurt.
Ndërkohë që grupi ”Veliaj-Xhafaj”, tashmë me rrjet të financuar dhe në bashkitë Vlorë, Fier, Sarandë, Lushnjë, Dibër, Korçë, Berat, Durrës etj., po lufton për uzurpimin e PS, siç veproi Rama-Veliaj më 2002-2005, figurat e njohura socialiste dhe anëtarësia e shpërfillur, prej grupit “rilindja”, kanë deklaruar nismën për ta shpëtuar PS, nga funksionimi i model- motelit “Rama”.
Nëse Nano, në 8 vitet 1997-2005, shpërndau pushtetin personal brenda strukturës e forumeve dhe, kishte kryesi partie e kabinet qeverie, me personalitete shkencore, filozofike, morale e publike me reputacion absolut edhe në politikën ndërkombëtare, Rama ka krijuar një kupolë partiake personale, me individë “bukë peshku” e anonimë, dhe një kabinet qeveritar laboratorik, me kursantë që bëjnë paradë mode e hedhin firma, kur urdhërohen nga shefi i tyre.
Sipas logjikës së ftohtë, nëse Ramës, i ka mbetur qoftë edhe “1 gr tru”, anti-mitingu i Vlorës, do të ishte një fat i artë historik personal, për mbyllje “pa bojë”, të sundimit në krye të PS, duke dorëzuar “çelësat” e kryetarllëkut, në zonën ku është deputet prej 8 vitesh, pikërisht në “kinemanë verore”, të mbushur me nëpunës të “Zonës operative” Vlorë-Gjirokastër.
Nëse kupton, se gjendet përballë urrejtes në shtim edhe brenda familjes socialiste (jo rilindjes), Rama ka në dorë, që nga Vlora, të mos kthehet si kryetar i PS, ndërsa qenien kryeministër, kanë nisur ta marrin në dorë shqiptarët.
Burimi: /Pamfleti/