EDI RAMA: FOND KOMBËTAR GARANCIE PËR BUJQËSINË E BLEGTORINË
Rama shkruan ne Facebook: Dje në tryezën e dialogut qeveri-banka-fermerë për një program të ri kombëtar për kreditimin në bujqësi, bazuar mbi shembujt e suksesit real që janë krijuar gjatë këtyre 18 muajve në fshat, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë që qeveria ka dhënë nëpërmjet AZHBR-së. Janë shembuj që tregojnë se të gjitha ato problematika që nga larg duken të pazgjidhshme si fragmentimi i tokës, dokumentet e me radhë, në fakt nuk përbëjnë asnjë pengesë, mjafton që ne të identifikojmë dhe të mbështesim të gjithë ata sipërmarrës, të cilët kanë idenë e qartë dhe kanë bazën mbi të cilën të fuqizojnë kapacitetet e tyre në infrastrukturë dhe në teknologji për të krijuar zinxhirin e vlerës dhe mbyllur ciklin e prodhimit. Përmes krijimit të Fondit Kombëtar të Garancisë në Bujqësi e Zhvillim Rural, qeveria së bashku me BERZH marrin përsipër garantimin e kreditimit dhe ndërmjetësimin mes fermerëve dhe bankave, në mënyrë që bankat të financojnë shumë ndjeshëm këtë sektor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen ekonomike. Parashikohen të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit fondet që mund të investohen përmes këtij instrumenti të ri, për të bërë një kapërcim historik drejt shndërrimit të bujqësisë në lokomotivën e rritjes ekonomike dhe të mirëqenies në Shqipëri".
KOHA JONË SONDAZH

