Edi Rama: Gjyqtarët që nuk justifikojnë pasurinë do shkojnë në burg
“Gjyqtarët që nuk justifikojnë pasurinë do përfundojnë në burg, influenca ruse në Ballkan po rritet falë hapsirës bosh që ka lënë Europa”.
Ky është titulli që gazeta Le Monde i vendos një bisede me Edi Ramën gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Francë.
Në artikullin që është faqosur poshtë një shkrimi të madh për Aleksandar Vucicin, Rama citohet t’i ketë thënë gazetarit Alain Salles, se në rajonin tonë “ka një polarizim politik që të kujton luftën e ftohtë”.
Edi Rama i ka thënë Le Monde se, “ nëse Europa është e shqetësuar për influencën ruse, xhihadizmin dhe rritjen e populizmit, ajo duhet të jetë prezente në Ballkan, sepse këto tre fenomene e rrezikojnë rajonin dhe mund ta rikthejnë atë në një fuci baroti”.
Në intervistën për gazetën e botuar sot në drake, kryeministri shqiptar ka folur gjithashtu edhe për Maqedoninë, të cilën e ka marrë si ilustrim për shembullin se tërheqja e Brukselit dhe Uashingtonit e kanë degraduar procesin demokratik.
Në fund Rama ka prekur edhe temën e reformës në drejtësi, për të cilën ka thënë se nëse gjykatësi e vjetër nuk do ta justifikojnë dot pasurinë e tyre, “ata do të përfundojnë në burg”.
KOHA JONË SONDAZH

