Edi Rama i përgjigjet LSI-së: Policia, institucioni më i besueshëm. Qentë le të lehin…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, një ditë pas akuzave të ashpra nga Lefter Koka dhe Petrit Vasili për policinë, e cila, sipas tyre, po përgatitet të vjedhë zgjedhjet dhe ka në plan t’iu fusë drogë në makina, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ai ka postuar sondazhin e IDRA-s të dalë pak ditë më parë, që tregon se Policia e Shtetit, është institucioni më i besuar nga shqiptarët.

“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet.

#Rilindje

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër

#QentëLeTëLehinKarvanidoEcëPërpara”, -shkruan Rama, postim që mund të merret edhe si një përgjigje ndaj akuzave të LSI-së.

Lexoni më tepër për këtë argument:

Lefter Koka “shpërthen” kundër PS: Jo koalicion me Edi Ramën

Intervista e Kokë/ Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir Metës

Vasili,deputetëve të LSI: Kujdes nga policia, tentojnë t’ju fusin drogë!

Deputetët dhe drejtuesit e LSI marrin biçikleta pas paralajmërimit të Vasilit

SHKARKO APP