Edi Rama: Ideja e Samitit të Diasporës ishte e Lindës
Në Pallatin e Brigadave ka nisur sot Samiti i Diasporës Shqiptare. Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të politikë shqiptare, por edhe diplomatë. Ky Samit u hap sot dhe do të mbyllet ditën e dielë.
Marrin pjesë rreth 600 shqiptarë të cilët përfaqësojnë diasporën në mbarë botën. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tregoi se ideja për një Samit të Diasporës shqiptare ishte e bashkëshortes së tij, Lindës.
Edi Rama: Miku im i shtrenjtë Hashim Thaci, fort të dashur bashkëatdhetarë e bashkëatdhetare, nga zemra, pa përjashtim… ju falenderoj që keni ardhur dhe që keni folur për këtë takim të parë të shqipes, për tu parë sy më sy dhe për tu dëgjuar përballë për të parë se ku jemi dhe se ku do të shkojmë së bashku.
Faleminderit edhe atyre që nuk e patën të mundur të jenë këtu fizikisht. Shumë prej jush nuk e njohin këtë pallat, pallatin e brigadave, apo pallatin e vetmisë së madhe… kur Shqipëria ndërkohë nga mbretëri, u kthye në diktaturë. Ky është i fundmi pallat mbretëror i ndërtuar në europë, cka e bën krejt unikal. Por ky është dhe i vetmi pallat, ku asnjë natë nuk ka fjetur asnjë mbret. Histori më vete kjo, brenda historisë së vetë mbnretërisë shqiptare, që u krijua nga vullneti i një his ministri të brendshëm, e më pas kryeministër… prej pak vitesh ne ja kemi hapur dyert këtij pallati, atyrer që mishërojnë forcën, artistëve të spikatur, shqiptarëve…
Ky pallat, u pagëzua nga pronarët e rinj të viteve 44 si Pallati i Brigadave dhe për shumë dekada mbyti i kycur… ju këtu kerni ardhur këtu për të qenë nesër e pasnesër me ne që të shkëmbejmë opinione e debate për të menduar sesi mund ta bëjmë më të mirë e më të fortë. Më lejoni tju rrëfej një të fshtehtë.
Me tej Edi Rama tregon se e kujt ishte ideja për SAMIT TE DIASPORES:
Në shtatorin e 2015, gjendesha në New York… festohej me bujë 75 vjetori i asaj bashkësie… mundësia mu dha atë ditë që të takohesha me plot shqiptarë falë rrjeteve të tyre të organizuara, qoftë individualisht nëpër rrugët e neë yorkut… kishte kohë që ne përpiqeshim që të gjenim rrugë për ta përfshirë diasporën tonë dhe tamam në New York, Linda, gruaja ime hodhi idenë fillestare të kësaj nisme… dihet që unë jam pak kokëfortë, por e vërteta është se idetë e gruas më pëlqejnë më shumë se ato të miat… ju kërkoj ndjesë që ajo nuk ndodhet këtu sepse duhet të kujdeset për Shqipërinë e gjeneratës tjetër në shtëpi (për Zahon).
KOHA JONË SONDAZH

