FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama jep sinjalin me “AMARCORD” se do ofrojë zgjidhje PD-së

Edi Rama me një stil artisti ka gjetur mënyrën për ti thënë të gjithëve se edhe mund të iki vetëm që Atdheu të përparojë dhe pa sherre.

Në profilin e tij në Facebook ka futur në orët e vona të se martës një foto të shkrepur nga Marubi fiks me 4 prill 1923 dhe ku ndër rrjeshtat e Ramës shkruhet, ndër të tjera, se  “Një shembull për çdo grup, parti, shoqatë, kompani, media, frymëzimi nga idealet dhe funksionimi i një shoqërie si “Bogdani”, e cila përparimin e vendit e shihte tek kërkesa e vazhdueshme për zhvillim kulturor, përparim intelektual dhe politik në respekt të interesave të epërme të kombit dhe jo allishverisheve të fraksioneve të ditës”.

Për kë e fjalën? Natyrisht pikësëpari për veten e tij si kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Edi Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

AMARCORD

Kjo foto e bukur shkrepur nga Marubi, më 4 prill 1923, paraqet degën muzikore të shoqërisë së mirënjohur shkodrane “Bogdani”, themeluar më 23 nëntor 1919, siç thotë programi i saj “nga dashuria për të lulëzue kombin tonë shqiptar”, nën moton “Për Atdhe punojmë”.

Një shembull për çdo grup, parti, shoqatë, kompani, media, frymëzimi nga idealet dhe funksionimi i një shoqërie si “Bogdani”, e cila përparimin e vendit e shihte tek kërkesa e vazhdueshme për zhvillim kulturor, përparim intelektual dhe politik në respekt të interesave të epërme të kombit dhe jo allishverisheve të fraksioneve të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?