Edi Rama në Fier: Po shpëtojmë jetën e njerëzve. Falenderoj Lulzim Bashën për…
Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Fier për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Ai vlerësoi punën e ministrive për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe për të përballuar situatën.
Një vlerësim të veçantë, Edi Rama bëri dhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Falenderoi kreun e PD që dje kërkoi të mos vazhdohej me diskutimin e buxhetit në Kuvend, duke na dhënë mundësi që të merremi me menaxhimin e situatës”,- tha Edi Rama.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1171090596349394/