Edi Rama në Slloveni
Kryeministri Edi Rama dhe mikpritësi i tij slloven, homologu Miro Cerar ranë dakord në takimin e së hënës që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mirë dhe në zhvillim të mëtejshëm, siç njoftojnë mediat sllovene, transmeton Syri.net.
Ata ranë dakord se ka ende shumë potencial në bashkëpunimin ekonomik dhe se dy vendet do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni që zhvillohet nga data 5 deri më 7 shtator. Në orën 11:00 ai dhanjë konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin slloven Miro Cerar.
Hapja e Forumit Strategjik të Bled bëhet sot në orën 16:00 -17:00 në “Bled Festival Hall” dhe më pas, në orën 17:00 deri në 19:00 do të mblidhet paneli i krerëve të shteteve.
Në këtë panel ku janë parashikuar të mbajnë fjalim, katër liderë, është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Tre liderët që do të flasin të parët janë: Kryetari i Senatit të Kanadasë, George Furey; Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
I përvitshmi, Forumi Strategjik i Bled, një konferencë udhëheqësish në Evropën Qëndrore dhe Juglindore, siguron një platformë të nevojshme të nivelit të lartë për të diskutuar çështje globale dhe rajonale më të ngutshme.
Duke mbledhur mbi 500 pjesëmarrës, përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë dhe përfaqësues të sferës së biznesit, studiues dhe media nga e gjithë bota, Forumi ofron gjithashtu një mundësi unike për takime multilaterale dhe bilaterale me palë të ineteresuara si dhe një mundësi për krijimin e rrjeteve ndërmjet liderëve të politikës dhe të biznesit të ditëve të sotme.
Forumi Strategjik i Bled për Biznesin afron platformën për bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat si dhe një gamë të larmishme temash dhe diskutimesh mbi mundësitë e biznesit dhe bashkëpunimin ekonomik, në interes të biznesit slloven, europian dhe botëror.
KOHA JONË SONDAZH

