Edi Rama: Njihuni me transformimin e Fierit…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto nga projekti për rikonstruksionin e qytetit të Fierit. Kryeministri shkruan se ky projekt ka rritur ndjeshëm vlerën e pronave dhe apartamenteve në Fier.

“ “Operacioni i transformimit rrënjësor urban të Fierit është një shembull i qartë i dallimit mes Shqipërisë që kishim dhe Shqipërisë që kemi, por edhe i përpjekjes sonë të përditshme në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë që duam.

Vlera e rritur ndjeshëm e apartamenteve dhe mjediseve tregtare, rritja e numrit të turistëve dhe përfshirja e Shqipërisë çdo herë e më shumë ndër destinacionet kryesore të operatorëve ndërkombëtarë turistikë, janë përgjigjja më e mirë për ata që operacionet civilizuese të Rilindjes Urbane i quajnë fasadë, pastrimin e plehrave e gërmadhave 25-vjeçare e quajnë shoë dhe luftën për zhvillim ekonomik, punësim, mirëqenie e kuptojnë vetëm si shpërndarje lëmoshash e favoresh sipas teserave të partisë. #PërShqipërinëQëDuam#PS #PunëShtetMirëqenie?”-, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?