Edi Rama shefi i ri i NATO-s? Studiuesja gjermane bën lëmsh mediat me gënjeshtrën për 1 Prillin

Shqipëria shënon këtë të premte 13 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pasi u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009, tashmë Shqipëria ka rritur prestigjin e saj ndërkombëtar.

Edi Rama shefi i ri i NATO-s? Studiuesja gjermane bëri lëmsh mediat me gënjeshtrën për 1 Prillin. Suzana Starikov, zgjodhi pikërisht ”Ditën e Gënjeshtrave” për të dhënë një lajm që u përhap në të gjitha mediat, jo vetëm në Shqipëri. Nuk dihet ende sesi qëndron e vërteta, ndërsa pritet një reagim nga përfaqësues të NATO-s, apo vetë kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruajti ajo fillimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?