Edi Rama nga Stambolli: Shteti në krye të detyrës! Vasili:O zëdhënës FB!
Shkodra si qark është nën ujë dhe në rrezik. Opozita deklaron se kryeministri duhet të shpallë gjendjen e emërgjencës rajonale për Shkodrën, kurse kryeministri ka vendosur t’u përgjigjet me disa foto nga puna në Shkodër për të hedhur poshtë sulmet e opozitës.
Ndërkohë kryeministri Rama me bashkëshorten ndodhet sonte në Stamboll te Presidenti turk Erdogan.
Petrit Vasili shkruan se “Kryeministri te behet zedhenes shtypi se kryeminister nuk e ben dot. Permbytjet vazhdojne dhe kryeministri nuk eshte ne krye te situates, por ne bisht te saj. Kjo eshte perdhosja me e padegjuar e pergjegjesise publike dhe politike,qe asnje kryeminister ne pluralizem, por as ne monizem nuk ka guxuar ta beje.
Kryeministri eshte shnderruar ne nje zedhenes zyre shtypi qe poston foto ne FB. Populli mban mend qe edhe drejtuesit me te larte te monizmit ishin krye te puneve kur binin termete,kur kish rreshje te shumta dhe ne cdo rast fatkeqesie natyrore. Edhe te gjithe kryeministrat e pluralizmit te majte e te djathte kane qene ne krye te puneve.
Ky kryeminister le te beje zedhenesin e zyres se shtypit se kryeminister as nuk di,as nuk do,as nuk e ben dot bile tani ka edhe frike ta beje”- përfundon statusin e tij në FB, kreu i deputetëve të LSI.
Kryeministri prej katër ditësh është jashtë shtetit duke menduar se si ta fus Shqipërinë në Bashkimin Europian ndaj gjendet sonte në Turqi duke darkuar e kuvenduar me Presidentin turk Erdogan fill pas dhënies së Autorizimit të Plotfuqishmërisë për Marrëveshjen me Greqinë.
Edi Rama ka postuar në orët e vona të mbrëmjes këtë tekst:“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”
Ndërsa shkruhet në FB uji në qarkun e Shkodrës po bën kërdinë, duke rrezikuar njerëz, shtëpi dhe bagëtinë e tyre.
Fotot që kryeministri Rama poston nga Stambolli për Shkodrën janë këto: