Edi Rama: Shqiptarë pa shkollë duan të bëhen drejtorë
Domosdoshmëria e zhvillimit të arsimit profesional dhe vëmendja që qeveria po i kushton, mbështetur në shembullin gjerman, kryeministri Edi Rama ironizoi me shqiptarët e pashkollë, që sipas tij, duan të punojnë të gjithë drejtorë. Ndërkohë, që për punën në shtet, shtoi se stresi më i madh ka qenë fitorja e lojës me letra në kompjuter.
“Ka prindër që kërkojnë punë për djalin 35-40 vjeç, apo për vajzën me dy kalamaj dhe ata nuk marrin mundimin ta kërkojnë vetë punën dhe çojnë mamanë. Një nga nënat qante me lot për djalin pa punë, që po binte në depresion etj, dhe kur e pyeta sa vjeç është dhe pasi e ndihmuam duke e çuar te zyrtar e punës dhe pasi përkundër formimit iu gjet punë, mamaja u ndie aq e fyer sa erdhi përsëri e më tha nuk erdha të kërkojnë lëmoshë erdha të kërkojë punë, të më çosh te privati është të ma bësh djalin lypsar, ndërkohë që puna nuk ishte dosido për me formimin që kishte djali. Por kjo është çështje mendësie e rrënjosur sepse puna në shtet stresin më të madh ka a e fiton a se fiton lojën me letra në kompjuter dhe sa herë e fiton dhe merre rrogën. Shumë nga ata që kërkojnë punë në shtet nuk duan punë, por pension të sigurtë që të bëjnë jetën mes kafenesë, thashethemeve dhe opinioneve profesionale politike. Ne kemi 160 mijë vende pune të lira të gjitha kategorive, për njerëz me arsim të lartë dhe për njerëz pa shkollë. unë I kuptoj ata pa shkollë që duan të punojnë drejtorë, por nuk i kuptoj ata që janë pa punë dhe kanë një diplomë që refuzojnë të punojnë”- tha Rama.
Rama theksoi më tej se kjo është fazë e ndërmjetme, që do kërkojë kohën e vet me parakushtin që qeveria të forcojë dy komponentë, konkurrencën dhe meritën.
“Sot në shtet nuk hyn dot më kollaj dhe për çdo vend zhvillohen konkurse dhe ka një fakt që hedh poshtë çdo lloj abuzimi, kemi sipas sektorëve mbi 20% të konkurseve që dështojnë, s’kanë fitues, ka pjesë edhe 50% dështim se nuk nxjerrin fitues, një konkurs cilësor nuk fitohet dot nëse diplomën e ke marrë me lekë. Puna nuk është babagjyshi i Vitit të Ri që troket, të vjen te krevati, zgjohu erdha të tregoj ku jam, ti ti thuash ik para se unë do zbres poshtë, do pi kafe e do shoh FB se çfarë ka bërë qeveria, puna nuk vjen në shtëpi, këta 30-40-vjeçare që e presin punën në shtëpi dhe dërgojnë mamin e babin të vijë nga rrethet për të kërkuar punën në Tiranë janë jashtë kohe, është politika e 20 e kusur viteve, ata që e drejtojnë janë të varfër në aspirata për vendin e tyre”- tha ai.
Duke u ndalur për të sqaruar përse-në e zgjedhjes së modelit gjerman për arsimin profesional, Rama kujtoi suksesin e shqiptarëve në Gjermani.
“Nëse shqiptarët në Gjermani do kishin dalë të paaftë, atëherë do i thoshim vetes nuk kemi pse të marrim atë shembull, por kjo nuk ka ndodhur, ata kanë rezultuar të suksesshëm, punojnë në gjithë nivelet sipas aftësive dhe mundësive dhe nuk kanë lënë vend për t’u parë me syrin e një populli të veçantë që nuk e njeh, do, e kupton punën. Problem është se në Shqipëri ndryshon puna, shqiptarët në Gjermani nuk i imagjinon të mos vënë rripin e sigurimit kur hipin në makinë, këtu kam parë gjermanë edhe të ambasadës pa rrip sigurie, jo të kësaj ambasade, se që kur u vu gjoba e lartë në semafor edhe gjermanët u vunë në rresht”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

