Edi Rama tallet me prokurorin e përgjithshëm duke vendosur një poster. Shikojeni!
Edi Rama ishte sot në Panairin e Policisë së Shtetit, organizuar me rastin e 1 vjetori të Komisariatit dixhital. Ministri Saimir Tahiri sulmoi me akuza të ashpra gjyqtarin Ardian Aliaj i cili ka firmosur vendimin.
Tahiri tha se gjyqtari, Arjan Aliaj që pezulloi Cakon është gjyqtari i shkarkuar se liroi përdhunues dhe vrasës dhe riemëruar për të kryer porositë politike. Sipas ministrit, reforma në drejtësi është një nevojë urgjente për të çmontuar këtë sistem të kalbur të drejtësisë.
Saimir Tahiri: Dje publiku u bë me dije për një vendim gjykate për pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit. Por kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Patrimtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajon institucionale për të shkelur ligjin dhe dhënë një vendim politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që nuk duan reformën në drejtësi
Sipas Tahirit Aliaj që “ka liruar vrasës e përdhunues sot i shërben porositësve politikë. Ky Aliaj është fytyra e vërtetë e gjyqtarëve të korruptuar në sistemin e drejtësisë”
Për Tahirin sistemi i drejtësisë është i kalbur i cili duhet zhdukur “vetëm me një tërmet në themel, për të mos pasur asnjë xhep apo bunker ku Aliaj apo të tjerë si Aliaj të fshihen kur lirojnë vrasës dhe dhunues”.
“Në panairin “48 orë me policinë”, në sheshin “Nënë Tereza” që është transformuar në një hapësire ku për dy ditë me radhë njerëzit mund të shohin nga afër Policinë e Shtetit me gjithë instrumentet e saj si dhe të marrin informacion vizual shumë të përmbledhur historik mbi mjetet dhe uniformat e Policisë. Së shpejti, do të bëjmë dhe një prezantim madhështor të të gjithë uniformave të reja që do ta përfshijnë edhe Policinë tonë të Shtetit në standardet teknike dhe estetike të policive europiane. Në 32 muaj Polica e Shtetit ka marrë një përmasë dinjiteti, profesionalizmi, qytetarie dhe shërbëtori të munguar të komunitetit e qytetarit. Që nuk do të thotë që ç’ka kemi bërë deri këtu është e mjaftueshme. Por do të thotë se duhet të vazhdojmë vendosmërisht përpara, për të bërë edhe akoma më shumë gjëra që mbeten ende të domosdoshme”, shkruan Rama ne facebook.
Por për të bërë ironi e humor me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës kryeministri Rama kishte urdhëruar vendosjen e këtij posteri në hyrje të Panairit. Shikojeni !