Edi Rama: Të gjithë duan punë ne administratë

Kryeministri Edi Rama është përballur në mbledhjen e djeshme të asamblesë së PS-së së kryeqytetit, edhe me pakënaqësi tw shumta lidhur me punësimet, pas ardhjes sw tw majtws nw pushtet.  Kryeministri ka thënë se të gjithë kërkojnë të punojnë në administratë.  Por, sipas Ramës, administrata aq vende pune ka dhe ai nuk mund të pushojë njerëz kot nga puna, siç bënte Saliu, për të punësuar persona të tjerë.  – “Të gjithë që më kërkojnë punë, më kërkojnë të punësohen në shtet.  Por ne s’kemi mundësi t’i punësojmë të gjithë në shtet, se administrata shtetërore aq është.  Unë ju them që të punësohen dhe në privat dhe askush nuk pranon, pasi duan të punësohen në shtet.  Por unë s’jam Sali Berisha, që të heq njerëz kot nga puna.  Ndaj punoni që të fitojmë Bashkinë e Tiranës dhe që të krijojmë më shumë mundësi punësimi edhe atje”, mësohet të jetë shprehur Rama.

SHKARKO APP