Edi Rama i tregon dhëmbët BE dhe Gjermanisë: Jemi shtet Sovran dhe nuk pyesim njeri!

Edi Rama në konferencë shtypi sqaroi se mazhoranca ka votuar Marrëveshjen e 5 qershorit, por shtoi se do të bëjmë dhe ndryshime në Kushtetutë, të cilat në thelb prekin marrëveshjen, pra e rrëzojnë.

Kryeministri sulmoi numrin dy të CDU/CSU në parlamentin gjerman, Waderphul, i cili ka thënë dje se Gjermania dhe BE nuk do të zhvillojnë asnjë bisedim me Shqipërinë për hapjen e negociatave nëse Edi Rama prek Kushtetutën.

Kryeministri theksoi se “Në deklarimin e djeshëm flitet deri edhe për vënien në pikëpyetje për perspektivën evropiane të Shqipërisë, ndërkohë që Bundestagu nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të gëzojë Lulzim Bashës, apo të marrë pëlqimin e tij për nisma, që Parlamenti ndërmerr. Shqipëria nuk duhet të gjykohet mbi bazën e anësive politike apo mbi bazën e fjalëve, por duhet të gjykohet dhe jam i bindur se kështu do të gjykohet, kur mjegulla të shpërndahet, mbi bazën e fakteve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri sulmoi Waderphul dhe tha se jemi shtet Sovran dhe nuk pyesim njeri. Pra deri dje Rama theksonte se pa ndërkombëtarët nuk bëj asgjë apo se ata e kanë thënë dhe “unë po i zbatoj”. Ndërsa tani tregon dhëmbët BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sa foli Edi Rama ai do ta ndryshojë Kushtetutën pa pyetur aspak për reagimet e BE dhe të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompei.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?