Edi Rama zbulon çfarë kërkon në Turqi
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në Ankara, ku nënvizon se vizita po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive. ”Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”,-shkruan Rama në facebook, duke informuar për këtë takim që e pengoi që të ishte i pranishëm në mbledhjen online të Asamblesë të PS-së.