FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama:“Liri e Shqipërisë“, vektor i fuqishëm në promovimin e kombit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij Amarcord në facebook, përkujtoi të dielën 106 vjetorin e publikimit në Sofje të botimit “Liri e Shqipërisë“, të cilën e konsideron “një nga vektorët më të fuqishëm në diasporë për promovimin e të drejtave të kombit”.

“Si sot 106 vjet me parë dilte në shtyp një “fletoare” e madhe kombëtare nga një prej të parave shtypshkronja shqiptare në pronësi të patriotit të madh të kolonisë shqiptare në Sofje, Kristo Luarasi. Tipografia e përdorur është ajo e Shoqërisë së Stambollit me të cilën u shtypën disa prej veprave madhore të rilindasve, përfshirë edhe ato të Naim Frashërit.
“Liri e Shqipërise” e cila, deri më 1914, u bë një nga vektorët më të fuqishëm në diasporë për promovimin e të drejtave të kombit, meriton të përkujtohet edhe si një përpjekje për një gazetari të mirëfilltë në shqip”, shkruan kryeministri në rubriken Amacord.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?