Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Edmond Budina: Zoti President do të jem përkrah teje më 2 mars

Edmond Budina: Zoti President do të jem përkrah teje më 2 mars

Aktualitet
E enjte, 27 Shkurt 2020 12:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Regjisori i njohur Edmond Budina dhe një nga aktivistët kryesor për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka dalë sot në mbështetje të manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në një mesazh publik, Budina falënderon kreun e shtetit për mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve dhe deklaron se “do jetë në krah të tij në manifestim”.

Mesazhi i plotë i regjisorit Edmond Budina:

“Ka ngjarje, që nuk të shqiten nga kujtesa, sado kohë që të kalojë. E tillë është edhe ajo ditë dhjetori e vitit 1990, kur një grup studentësh e pedagogësh shkuam për të kërkuar pluralizmin politik. Ëndrra e lirisë, demokracisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, tejpërshkonte gjithë hapësirën, objektet, njerëzit, që me sytë gjithë shkëlqim prej lotëve, puthnin deri llamarinat e autobusit, i cili do të na çonte në Pallatin e Brigadave. Në ata sy kishte aq shumë dritë, shpresë… Pas afro tridhjetë vitesh ëndrra është zvanitur, shpresa u kthye në zhgënjim, por gjithsesi, sado i madh të jetë zhgënjimi, gabimet e bëra nër vite, nuk kanë të krahasuar me atë që po ndodh tani, ankthin e rikthimit në diktaturë. Një grusht njerëzish, me një mentalitet feudal, sillen si pronarë të vendit, ndërsa e gjithë shpura puthadorase rilindase e dumbabistëve qamilistë i bëjnë hosanna kandidat Salep Sulltanit. Vendi është i mbushur me drogë, krim, korrupsion qelizor, ku blihen e shiten jo vetëm votat, por edhe frymorët. Një parlament i paligjshëm, që harton e voton ligje antikushtetuese, ku makutëria për pasuri i zhvesh nga çdo ndjesi njerëzore. Mafia e ulur këmbëkryq, bën tregti me politikën dhe vendi është kthyer në një lavatriçe ndërkombëtare parash të pista. Kjo qeverisje, që sukses të saj ka vetëmburrjen, prepotencën, po dëbon rininë nga vendi, po iu vret shpresën e po largon përherë e më tepër ëndrrën tonë të kahershme, Shqipërinë si gjithë Europa. Endrrën tonë europiane mund ta çojmë përpara vetëm ne, pa shpresuar se do të jenë të huajt që do të na i zgjidhin problemet.

Prej dy vitesh tashmë qytetarë, intelektualë, artistë, protestojnë përditë në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, shkeljes së Kushtetutës, vjedhjes së truallit publik. Tërheqja e përkohshme e Qeverisë e Bashkisë tregon se sa të drejtë kishim ne kur ngulmonim në protestë të përditshme. Protesta është qytetari dhe na ka mësuar të jemi përherë syçelët. Asnjë hap pas deri në fitoren përfundimtare, sepse shembja e Teatrit do të thotë shembje e demokracisë. Për këtë Presidenti është një nga mbrojtësit e Teatrit. Vetëm në mesjetë ose në diktaturat më të egra, shteti iu hiqte dritat, ujin qytetarëve të vet për t’i gjunjëzuar.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 6 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të vazhduar ëndrrën e nisur në nëtëdhjetën, për të ringjallur shpresën, për të mbrojtur Kushtetutën, për ta çliruar Shqipërinë nga oktapodhi rilindas, që nuk ka asgjë socialiste, por ka uzurpuar padrejtësisht të gjitha institucionet, duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 2 mars për të mbështetur presidentin Ilir Meta, i cili atë ditë dhjetori të nëntëdhjetës ndodhej në autobus së bashku me ne. Pamvarësisht bindjeve të majta ose të djathta, pamvarësisht ngjyrimeve politike të gjithsecilit, le ta kthejme 2 marsin vetëm kuq e zi. Faleminderit zoti President. Do të jem përkrah teje”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

2 marsEdmond Budinailir metakushtetuta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 6 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 13 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.