Deputeti Edmond Spaho: Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani!

Ish-nënkryetari i PD-së, deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar të komisionit të sigurisë, duke paralajmëruar edhe përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.

Në reagimin e tij në Facebook, Spaho shkruan: 

Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?