Eduart Ndocaj “driblohet” nga Rama…enigmë pasuesi i Arben Ndokës
Eduart Ndocaj duket se nuk do te futet në parlament, pavarësisht dëshirës.
Ndrecë Dedaj, kreu aktual i Bashkisë së Mirditës, është i katërti në radhë dhe përflitet se do të jetë pasues i mundshëm i deputetit të dorëhequr Arben Ndoka.
Por Dedaj duhet të japë më parë dorëheqjen.
Dedaj, megjithatë, ka shprehur dëshirën për të vijuar detyrën e kryebashkiakut të Mirditës, duke komplikuar disi emrin që do të pasojë Arben Ndokën në parlament, nga lista e PS-së.
Eduart Ndocaj, (personi në foto), duket se e dogji mundësinë sepse një vit më parë deklaroi se Rama është bukëshkalë, ngaqë nuk e emëroi si kandidiat për bashkinë e Lezhës.
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Lezhë dhe shkaktoi një fortunë në strukturat e kësaj partie, duke shkarkuar edhe kryetarin në detyrë.
Tashmë nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Arben Ndokës, në parlament.
KOHA JONË SONDAZH

