Eduart Ndocaj: Nëse Rama më bën ministër Emigracioni, e pranoj!

 

 

Vetëm pak orës pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri në radhët e ligjvënësve shqiptarë, Eduart Ndocaj i Partisë Demokristiane vjen në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka çka ndodhur nga dhënia e mandatit të deputetit deri në betimin në parlament. Por sonte ai  deklaroi se nese Rama e ben minister Emigracioni e pranon me qejf te madh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka në Ora News, deputeti Eduart Ndocaj përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Intervista 

Politika shqiptare në 25 vjet nuk ka arritur të ndalë emigracionin

Rakipi: Hyrja në një aventurë të re, zoti.Ndocaj 20 vjet në Itali në emigracion një kohë relativisht e gjatë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shqiptarëve po vrapojnë të zhduken nga ky vend nga sytë këmbët, si ta kuptojmë ardhjen tuaj? Ju dukeni njeri i drejtpërdrejtë dhe i hapur, si ta kuptojmë?

Ndocaj: Unë jam larguar drejt Italisë në ’96, por në emigrim kam lëvizur që në ‘92 në Greqi, emigrimin e kam në fillimet e demokracisë, ajo që në 2015 po ndodh është një lloj si në ‘92 sepse njerëzit po largohen nga skamja, nuk po largohen për të pasur një makinë më të mirë, por për bukën e gojës dhe kjo është diçka që ne emigrantët e kësaj kohe nuk e prisnim që do të kishim të njëjtin problem. Mendoj se ardhja ime është një sinjal që duhet të vimë të luftojmë për vendin tonë, jo ta lëmë të degradojë në këtë mënyë.

Rakipi: Sigurisht nuk mjafton një sinjal? Çfarë mendoni se duhet bërë me këto turma që duan të zhduken?

Ndocaj: Mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të krijohet mundësia të jetojë, një vend pune, mirëqënie, siguri dhe këtë për mendimin tim janë të realizueshme, në këtë kohë nuk e kuptoj cila është problematika që politika në 25 vjet nuk ka arritur ti krijojë, është një provincë  e Italisë Shqipëria nga ana e madhësisë dhe popullsisë, ti krijojë një jetë të qetë në vendin e tyre, jo se nuk do të ketë emigracion, ka çdo vend i botës, por zhvendosjet masive duhet të ishin eleminuar këto 25 vjet. 25 vjet pas pluralizmit, jemi vendi i dytë pas Sirisë.Ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe. Për këtë qytetarët që po largohen nuk do të kenë azil, e vemtja mënyrë është të krijojnë një bazë jetesë në vendin ku jetojnë.

Listat e deputetëve përgjegjësi e lidershipit politik të PS

Rakipi: Zoti.Ndocaj, ju si deputet vini nga zona e të fortëve të parlamentit, të cilët për të thënë të drejtën çuditën gjithë botën, por Europën në veçanti. Pse Edi Rama nuk ju futi ju në listë, por futi ata? Nuk e kuptoi zoti.Rama që këta njerëz nuk duhet të ishin aty?

Ndocaj: Listat ishin të qarta në zgjedhje dhe unë isha i 6 në listë. Kodi zgjedhor nuk është i drejtë, është i gabuar.

Rakipi: Kush është përgjegjës për këtë listë në qarkun tuaj?

Ndocaj: Përsa i takon përzgjedhjes së deputetëve këtu vendos lidershipi i një partie është përgjegjës lidershipi, nuk më takon mua të them pse Kryeministri më zgjodhi mua të 6 dhe të tjerët të 1 të 2. Më kërkuan të jem pjesë e skuadrës dhe e pranova, biografinë e askujt nuk mund ta bëj.

Ndocaj: Le të presim drejtësinë për rastin Prenga

Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.

Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.

Nga mëngjesi jam dhe politikan, po me thanë mos fol, do flas më shumë 

Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?

Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje  nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.

Intelektualët në Shqipëri janë katandisur për copën e bukës, turp

Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.

Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një.  Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.

Rakipi: A i njihni personalisht?

Ndocaj: Me deputetët e zonës time jam njohur në 2013. Në Itali dilja nga 06:00 e mëngjesit në 24:00 të natës, kur u bëra baba nuk takoja fëmijët e mi.

Politika shqiptare duhet të reformohet

Rakipi: Thoni se ka politikanë që duhet hedhur në koshin e plehrave?

Ndocaj: Politika shqiptare e 25 viteve është totalisht për tu larguar, njeriu shprehet edhe nga emocionet  e momentit. Politika shqiptare ka bllokuar mirëqënien e popullit, ekonominë, sigurinë, sepse ka funksionuar në anën e kundërt. Politika shqiptare duhet reformuar në një mënyrë apo në një tjetër. Mendoj se në çdo zgjedhje tani e mbrapa politika shqiptare duhet të zgjedhë njerëz që e duan këtë vend dhe bëjnë diçka jo njerëz që deri tani kanë ngrohur karriget dhe 5 apo 6 deputetë kanë përdorur foltoren e parlamentit.

Qeveria e Ramës njësoj si e Berishës

Rakipi: Në fakt nuk kemi largim të politikanëve, u duk se Berisha dha dorëhehejen nga PD dhe duket që ai e drejton atë parti, nuk është formal më aty, është një kryetar tjetër. I vendosa kronologjikisht, por e fillova se Berisha është politikan 25 vjet siç e thatë edhe ju ka vlerat dhe antivlerat e veta.Kryeministri Rama ka 2 vjet e pak muaj në qeverisje, a mendoni se edhe politikani Rama nuk është politikan i ri, por edhe ai ka mbaruar punë në këtë vend?

Ndocaj: Politika e këtyre dy viteve ka qenë ndryshe edhe mbas qeverisjes Berisha-Meta, por po  ta shohësh këto dy qeveri të njëjtën politikë po bëjnë. Kur drejtohet nga dy lidera politikë.

Burgu nuk është alternativa e biznesit

Rakipi: Ju jeni një njeri që keni ndershmëri sepse merreni me biznes, mendoni se ky politikan po e çon vendin drejt arritjeve?

Ndocaj: Politikën që po ndjek zoti.Rama është në disa pikëpamje ekonomia do të ketë problemet e saj, duke vendosur që në çdo problem që mund të ketë një biznes apo një tregtar që të terrorizohet me burgun do tkurret ekonomia. Në një vend demokratik patjetër që ka abuzime që nuk paguajnë, që mashtrojnë dhe vjedhin, mbi 35 përqind evazion, por është një përqindje e vogël që arrin të përfundojë në burg, alternativa e biznesit nuk është burgu, është gjoba. Toleranca ta ndihmojë një inspektor që të prezantohet të jetë inspektor me një shkollë, që arrin të kuptoj se përse mund të ketë gabuar, ke biznesmen që kanë krijuar biznes pa pasur haberin e dokumentacionit dhe ti e arreston se s’ka plotësuar disa dokumente apo s’ka paguar një taksë, të ketë kontrolle që të prezantohet, të jetë profesional dhe të dihet çfarë halli ka ky biznes.

Unë miku i vjetër i Rilindjes, që u braktis dhe përdor në 2013

Rakipi: Në një foto tuajën me Edi Ramën në facebook, ju e keni shoqëruar me këtë shënim:”Një mik dhe koleg i Rilindjes më dërgoi këtë mesazh e thashë ta ndaj me ju. Dashuri në kohën e kolerës. Tek shikoj këtë foto nuk më shkoi në mendje asnjë dixhiturë tjetër, por ajo e romanit “Dashuri në kohën e kolerës”.

Ndocaj: Ishte fushata e 23 qershorit 2013, e PS vinte nga një opozitë e zgjatur. Socialistët e thjeshtë ishin të lodhur e të papunë, po ashtu edhe drejtuesit e lartë të PS kishin probleme me bizneset, sepse nuk kalonin dot maunet pa kontrolle. Kjo ishte një situatë që PS duhet të vinte në pushtet me çdo kusht. Ishte koha kur Rama e Kodheli puthnin këdo në Lezhë. Ishte koha e premtimeve të mëdha e miqve të mëdhenj. Një mik i madh në atë kohë për Mimin që s’kishte as makinë, ose një makinë që më shumë ndalej rrugës ishte Eduart Ndocaj. Djali lezhjan, idealist dhe i gatshëm për tu mos kursyer për Kodhelin, Ramën e Shqipërine. Ishte koha, kur Rama e përqafonte Ndocaj dhe e quante me mburrje “Kaubojsi i Texas-it”. Ishin kohët kur Mimi e kërkonte Eduartin edhe në mesnatë për ta mbrojtur. Kohë të bukura ato, dashuri e madhe me Eduartin në një mjedis të kolerës, të njerëzve mashtrues e përfitues. Pas zgjedhjeve, “Kaubojsi i Texas-it” nuk duhej më, sepse pushteti është i shtrenjtë e nuk mjaftonte për Kodhelin e për Ramën. Pastaj Rama e Kodheli kishin shumë gangsterë që nuk donin të merrnin përgjegjësi në drejtimin e vendit, por kishin me ngut me marr imunitetet për të shpëtuar nga problemet e të kaluarës. Ajo që është e çuditshme është se tek PS është rikthyer përsëri kolera e ajo ka nevojë për miqtë e vjetër, të braktisur e të përdorur. Jam akoma pjesë e Rilindjes dhe kam edhe postdrejtues, por e shkruajta këtë pasi pashë foton dhe jam i bindur se ne si Rilindje i kemi borxh Eduart Ndocajt për kontributin e dhënë. Emrin nuk po e them se ka filluar lufta e shtrigave ne PS.”

Kritikat e mia për Metën për qarkun e Lezhës

Rakipi: Ju keni shkruar këto gjëra ndaj e keni emrin i 6?

Ndocaj: Jam i gëzuar edhe pse e kisha emrin i gjashti se mendoj se aty më takonte, bile në një takim që patëm me zonjën.Kodheli i thashë që Kryeministri ti zgjedhë deputetët nga fundi dhe kështu erdhi.

Rakipi: Si ndodh kështu?

Ndocaj: Është vetë AND e shqiptarit dhe e kemi të theksuar.

Rakipi: Keni qënë kritik ndaj LSI dhe kryetarit Meta, mendoni se politikani Meta ka mbaruar punë me këtë vend?

Ndocaj: Kritikat e mia kanë qenë në qarkun e Lezhës se pas 23 qershorit Lezha iu dorëzua LSI dhe socialistët me deputetët që ishin në lista që do të arrinin parlamentin. Iu dorëzua LSI dhe ashpërsia ime ndaj kësaj lëvizje ka qenë se po shikoja qytetin që degradohej dita-ditës dhe mendoj se ishte një vendim i duhur që morën që mos të fitojë LSI në qytetin e Lezhës.

Koalicioni PS-LSI nuk bën dot më gjë për vendin

Rakipi: Ju keni qenë jashtë Shqipërisë, keni vënë re që ka një vullkan poshtë, raporti mes PS dhe LSI nuk është se është ai i fillimit?

Ndocaj: Pakënaqësia e socialistëve ka qenë në çdo qark dhe rreth për mënyrën si përfunduam në koalicion dhe mendoj se nuk është një koalicion nuk mund të bëj më tepër sesa po bën për Shqipërinë.

Rakipi: Ne me ketë fjalë na ka marrë lumi?

Ndocaj: Lumi, shpresojmë që do ti pastrojmë edhe kanalet  dytësore që mos të na marrë, duhet të punojmë, sa më shumë që mos të mbetemi në vendnumëro.

Rakipi: Ju mendoni se mund të zgjidhet ky problem, një farë entuziazmi, më duket sikur përpjekja për t’ju veçuar te PDK duket sikur ka një nëntekst, vetë kryetari Nard Ndoka është shprehur që erdhi dita të na bjerë një deputet nga qielli?

Ndocaj: Me të vertetë ashtu erdhi, unë nga Milano me avion zbrita nga qielli.

S’do i ndaj qytetarët në të majtë dhe të djathtë

Rakipi: Pas një mugese disa javore, Lezha ka deputetin e vet, çfarë mendon se presin votuesit lezhianë dhe sidomos votuesit e majtë?

Ndocaj: Qytetarët lezhianë nuk do ti ndaj në të majtë e të djathtë, janë të gjithë njëlloj. Presin atë që premtuam në 23 qershor.

Emigracioni ka marrë fund për shqiptarët

Rakipi: Sa ikën nga Lezha?

Ndocaj: Shumë njerëz që njoh kanë ikur, ta them që janë njerëz me probleme ekonomike.  Mendoj që qeveria gjermane është e vetëdijshme që duhet të kthehen në Shqipëri, duhet të punojnë, të pastrojnë lumenjtë, kanalet, të punojnë tokën që të jetojnë në këtë vend.

Rakipi: Qeveria gjermane ka marrë vendim ti kthejë.

Ndocaj: Unë mendoj që shqiptarët emigrojnë afër dhe janë të paktë që largohen në Kanada dhe Amerikë, emigrojnë afër se e duan vendin e vet dhe emigrimi ka qenë Greqi, Itali, Zvicër, Hollandë, në Europë. Mendoj se emigracioni ka marrë fund për popullin shqiptar, nuk ka vend në asnjë vend të Europës. Po vështirësohen kaq shumë ekonomitë atje, Italia ka problem me krizën e vet, ka mbi 20 për qind pa punë, koha ka ardhur që të mendojnë për vendin dhe të kthehen këtu.

Kushtet që na kërkon BE ne s’do ti plotësojmë kurrë

Rakipi: Nga faqja juaj publike në rrjetin social facebook mësojmë se keni pasur takime me ndërkombëtarë në Romë. Çfarë shqetësimi ju keni përcjellë atyre dhe si kanë reaguar ata?

Ndocaj: Ne kemi pasur disa takime me përfaqësues së PPE-së të së djathtës, Fondi Demokristian dhe ftohemi në çdo takim që bëhet në Europë, takimet kanë qenë me Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarin, shqetësimi është i njëjti, kemi 25 vjet që BE na thotë që ne nuk plotëosjmë kushtet. BE duhet të përdorë të njëjtën histori që ka përdorur me Slloveninë dhe Kroacinë.Fajet i ka politika shqiptare, ne jemi si fëmija që duhet të na marrin për dore.

Rakipi: Si të na marrin për dore, me këto gjykata? Opozita çdo moment ngre problematika shumë të rëndësishme, katër, pesë emra po rrëmbejnë vendin? Sot opozita denoncoi konçesionet.

Ndocaj: Përveç denoncimeve që bëhen në parlament duhet të ngrihen edhe në prokurori, sidomos kur opozita ka prova. Ne jemi një fshat për Europën dhe nuk do ishte një kosto e jashtëzakonshme, të ndodhë diçka e tillë siç ka ndodhur me Kroacinë, ka pasur korrupsion të jashtëzakonshëm. Unë po flas për Shqipërinë e madhe, gjithë këto fshatra.Ju kam kërkuar këtë në takime, ne kemi nevojë, nuk e presin mirë si kërkesë, asnjë sdo probleme në shtëpinë e vet, janë djegur me Slloveninë, Kroacinë, por mendoj se për ne do të jetë rrugë e vështirë nëse Europa s’do të ketë një dorë të fortë ndaj nesh.

Me Ramën u njohëm në Milano, mosmirënjohës ndaj meje

Rakipi: Si e keni njohur Edi Ramën?

Ndocaj: E kam njohur në Milano, kur organizonin një takim kur ishte kryetar opozite, me disa miq të mitë organizuam një takim 2013, në prill mund të jetë. Ka qenë e shtuna e pashkëve, e para herë që një lider politik po vinte dhe kërkonte të na takonte, në 25 vjet në Milano ska ardhur askush të kërkojë të na takojë si emigrantë, nga 1996 nuk kam dëgjuar lider që kanë kërkuar takim dhe ishte një kënaqësi, lideri i opozitës dhe ishte një takim i jashtëzakonshëm. Lider të tjerë kanë qenë por nuk kanë kërkuar të takojnë emigrantët. E kisha lexuar programin para se të vinte, ishte i jashtëzakonshëm. Takimi u bë në mënyrë spektakolare, lanë festën dhe erdhën njerëz që kanë festën për të ardhur dhe për të takuar. Erdhëm, u takuam më pas dhe më pas erdhi edhe ftesa për të qenë pjesë e skuadrës së rilindjes. Një emigrant edhe zoti.Rama është rritur në emigracion dhe mendova dhe kam shpresë që mund të bëjë diçka për këtë vend. Kemi edhe dy vjet dhe shpresoj që këto dy vjet të bëjmë diçka. Mendoj se çdo qeveri kur merr një pushtet vitin e parë e ka të vështirë, merr një pushtet, gjetën një gropë siç thonë. Borxhi po rritet shumë, investimet nuk shihen, përkeqësimet janë. Kryeministri Rama dhe PS në 2 vjet është treguar mosmirënjohës me Eduart Ndocaj sepse është lënë në harresë edhe pse isha një nga njerëzit kryesor në qarkun e Lezhës.

Prioritetet e mia, dekriminalizimi dhe hapja e dosjeve

Rakipi: Dekriminalizimi duhet të shtrihet edhe në institucione të tjera?

Ndocaj: Shqipëria ka nevojë për dy lëvizje të mëdha, hapja e dosjeve dhe dekriminalizimit, janë dy shtylla kryesore që ne mund të kemi një demokraci të mirëfilltë dhe një hap të jashtëzakonshëm për në BE, këto të dyja duhet të bëhen në të gjitha institucionet ku ka zyra shtetërore jo vetëm në parlament apo një krahinë, dekriminalizimi po përdoret në një krahinë dhe jo në të gjithë Shqipërinë.

Kam punuar në ndërmarje pastrimi dhe në ndërtim

Rakipi: Keni bërë fushatë për Fran Frrokaj?

Ndocaj:Në politikë për të mbështetur diçka nuk duhet parë i cilit krah je.

Rakipi: Ku i more të ardhurat që ngrite biznesin?

Ndocaj: Jam larguar në Itali në 1996 dhe si çdo emigrant tjetër unë sjam fenomen, fati dhe puna e ndershme të shpërblehen. Nuk gjen lekë dhe bëhesh biznesmen, ndodh në Shqipëri bën trafik dhe bëhesh biznesmen, biznesi im ka qenë tulla nga një tullë. Ditën e parë në Itali e kam filluar në një ndërmarrje, pastaj si punëtor, dhe paga ishte 800 mijë lireta në muaj, gjatë kohës u njoha me një kalabrez e dija pak zanatin, mësova zanatin dhe ne 2000 hapa një ndërmarrje ndërtimi, firmë personale dhe vazhdova punën se e dija që ndërsa isha në gjendje të bëja punën për ty, për vete do e bëja më  mirë, nisa punën dhe arritëm të integroheshim. Ndërtim dhe tani bëjmë të gjitha punimet, jashtë struktura metalike, struktura betoni.  Ne punojmë për të gjithë Italinë, puna me kosto më të lirë se italianët, sepse jemi shqiptarë, kemi kosto më të lirë se italianët. Arritëm që në 2008 qeveria italiane, Ministria e Punës na dekoroi, një zhvillim që ne rriteshim mbi 100 për qind, faturimi, investimeve. Kulmi jonë ka qenë në 2009 që kishim rreth 500 punëtorë. Arrinim të faturonim deri në 30 milion euro. Fitimi në punë të tilla është i ulët se konkurenca është e ashpër nga 2008 deri në 2012 që faza ishte shumë e fortë. Kemi tenderuar, gradaçelat e Milanos, kemi qenë projektues dhe ekzekutues dhe në Trento, në zonën në kufi me Austrinë.

Familja e Tom Doshit me histori në Shqipëri

Rakipi: Ju keni thënë para betimit, por edhe pas kësaj, që Tom Doshi është lider, mendoni kështu?

Ndocaj: Është një ndër politikanët kryesor të veriut, vjen nga një familje e jashtëzakonshme, ka një histori, ka vendosur kufijtë e historisë, stërgjyshi u Tomës. Një biznesmen i jashtëzakonshëm, është bërë me djersë dhe me familje. Duhet të presim gjykatat. Nuk jam interesuar në detaje të historisë së tij, nga ato që kam dëgjuar mendoj se drejtësia duhet të vendosë sa më parë.

Po blehen në mënyrë të turpshme shqiptarët

Rakipi: LSI dhe Ilir Meta ka vjedhur dhe blerë vota?

Ndocaj: Ti vetë the se përpara u vidhshin kutitë tani blihen votuesit, ky fenomen është shumë i rrëzikshëm për Shqipërinë, një faj kanë dhe qytetarët pavarësisht se e bëjnë nga fukarallëku, kemi shekuj që vuajmë, por dinjitetin sja kemi falur armikut. Nuk duhet ta shesim dinjitetin për 5 mijë lekë, apo një thes me miell. Po blihen shqiptarët në mënyrën më të turpshme për të drejtuar një vend, jo me ide, jo me programe, me investime. Po të investoheshin gjithë paratë e fushatave se kemi nevojë të shkojmë në Gjermani.

Rakipi: Nuk do të vazhdojë?

Ndocaj: Nuk e di sesa vota janë reale, por mendoj që në Lezhë pati një humbje të madhe se qytetarët e Lezhës nuk u shitën në 2015 dhe duhet të funksionojë edhe në zona të tjera.

E mora mandatin të mos e merrte LSI

Rakipi: Kur qeveria nuk është  e denjë, pse e mori mandatin?

Ndocaj: Unë pranova, pasi  ky mandat nëqoftëse nuk do të merrej nga unë do të merrej nga LSI.

25 vjet politika shqiptare na la në harresë për turp

Rakipi: Studimet ku i keni përfunduar?

Ndocaj: Studimet i kam mbaruar i rritur në Itali. Mund ti kisha blerë 10 diploma po nuk më interesonte.  Duke qenë se puna ime më kërkonte edhe pjesë të tjera, kam bërë edhe kurse, 4 kurse 12 mujoreshë për siguri, teknikë, inxhinieri, dhe unë në shtetin italian kam një vulë që mund të çertifikoj, ura ndërtime.   Çfarë zëri do të ketë për ne emigrantët? Kam punuar 4 vite në Trento dhe ajo që ka ndodhur këto 25 vjet është për të ardhur turp që ne na lanë kaq në harresë sikur ne nuk ekzistojmë. Erdhi Rama para 2 vjetësh, ka ardhur edhe një herë tjetër, ishte i ftuar nga institucionet e dhomës së tregtisë.  Është bërë legjende dreka, s’ka qenë për koston, është lënë në harresë pjesa më kryesore e shoqërisë shqiptare, kemi 24 vite që e mbajmë këtë vend. Kriza i ka bllokuar emigrantët dhe shihni ku ka përfunduar vendi, ekonomia e vendeve fqinj është në krizë, por është shtrënguar, mos të votonin qytetarët shqiptarë që jetonë jashtë Shqipërisë që janë 60 përqind dhe mos të kishim asnjë të drejtë, edhe kur vijmë këtu na thonë emigrantë. Ne jemi emigrantë këtu, emigrantë atje, ne jemi qytetarë. Ne sjellim lekë që politika shqiptare të zhvasë sa më tepër. Në këtë legjislaturë të votojmë aty ku jetojmë, të kemi kuotat tona, Italia ka kuota në Argjentinë, një numër qytetarësh dhe ka 3 deputetë, sipas popullsisë ka caktuar kuotat dhe votohet në vendin ku jetojnë.

Kam shpenzuar 500 milion lekë në fushatë, nga investimet përfitoi PS

Rakipi: Ky Rama paguan ndonjëherë vetë? Apo vetëm ha këto dreka?

Ndocaj: Një herë që kam drekuar pagova unë, herën tjetër do të paguante ai.

Rakipi: Keni deklaruar se keni shpenzuar 500 mijë euro?

Ndocaj: Shifra nuk është reale, janë 500 milion lekë.

Rakipi: Kush i mori këto?

Ndocaj: Në 25 vjet jam i vetmi deputet që si ka paguar askujt asnjë kacidhe dhe mendoj se jam i vetmi që asnjë individi si kam paguar asnjë qindarkë, prandaj dolën edhe akuzat. Nga viti 2011 i kam shpenzuar. Shifra të tilla një biznesmen nuk mund ti lëvzë menjëherë. Unë kam shpenzuar për komunitetin që ka pasur një benefit për Partinë Socialiste. Unë kam lëvizur, Fondi Domokristian, kam bërë disa takime në të gjithë Europën dhe kanë qenë për politikën socialiste dhe disa takime që kam bërë edhe në Shqipëri. Duke lëvizur, staf, makina, kështu janë shpenzimet, gjatë kësaj kohe kam investuar në Lezhë në infrastrukturë, kanë qënë totalisht benefit që PS mori në 23 qershor falë edhe kësaj punës time, kanë qenë disa investime që janë bërë në qytetin e Lezhës, në ndihma që kemi shpërndarë. Një shifër e tillë arrihet të investohet dhe ky ka qenë investimi im dhe hajrin ja pa PS në Lezhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?