Eduart Ndocaj: Ofroj avokatin tim për vrasjen e Milanos
Biznesmeni dhe kandidati për deputet i PS-së në Lezhë, Eduart Ndocaj, ka reaguar i revoltuar dhe ka ofruar asistencë legale, në lidhje me vrasjen e të riut shqiptarë të ndodhur dy ditë më parë në Milano, Itali.
Nga profili i tij në Facebook, Ndocaj ka shkruar: “Reagim për ngjarjen e Milanos ku mbetet i vrarë djaloshi shqiptar. Ofroj avokatit tim dhe shpenzimet do i paguaj unë.
Besoj tashmë i ke degjuar mediat italiane e të përditshmet italiane për rastin e vrasjes së te riut shqiptar ne Milano nga nje Pensionist.
Kjo ngjarje ashtu si shume ngjarje te tjera fatkeqesisht por perdoret politikisht. Sa here ndodh nje ngjarje ku jane shqiptaret edhe ne rastin e viktimes perdoret politikisht e keqperdoret mediatikisht.
Ngjarja quhet ne media si Vrasja Vaprio Adda (ita. l'omicidio di Vrapio d'Adda).
Pensionisti italian e ka justifikuar vrasjen e te riut shqiptar si mbrojtje legjitime me pretekstin se shqiptari i kishte hy ne shtepi per ta vjedhur dhe perbente rrezik.
Megjithate ne lidhje me kete problem ka disa paqartesi:
- Trupi i pajete ishte jashte portes se shtepise, ne shkallen e jashtme mes katit te dyte e te trete.
- Nuk ka rene alarmi.
- Nuk ka asnje gjurme gjaku brenda apartamentit. Nese i riu do te ishte i plagosur e do te tentonte te largohej do te linte shenja gjaku.
Per keto arsye Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet dhe nuk i beson versionit te pensionistit italian, Francesco Sicignano. Po ashtu Prokuroria nuk i beson versionit te pensionistit per mbrojtje legjitime.
Pensionisti akuzohen per Vrasje te Vullnetshme. Sipas hetuesve ai ka qelluar me qellimin per te vrare.
I riu shqiptar eshte goditur me nje plumb ne zemer.
Arma qe ka bere vrasjen pensionisti eshte e kalibrit 38 dhe me leje.
Fakt: Pensionisti ka pasur ne te kaluren nje precedent penale e perseri ka mbajtur arme me leje.
Une, Eduart Ndocaj bej apel qe kjo ceshtje te mos perdoret politikisht kunder shqiptareve.
Po ashtu, nga ky moment deklaroj se do te ofroj avokatit tim per te mbrojtur dinjitetit e djaloshit te vrare. Shpenzimet e avokatit do i paguaj une.
Mediat nuk duhet te reagojne e tia leme drejtesise zbardhjen e rastit ne fjale.
Ju bej thirrje te afermeve te viktimes te me kontaktojne per te biseduar per ecurine e procesit”.
KOHA JONË SONDAZH

