Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/25 përgjigjet e Grisejdës për 25 prillin: Rinia kundër një diktature të dytë

Intervista E hënë, 29 Mars 2021 22:04
Ekskluzive/25 përgjigjet e Grisejdës për 25 prillin: Rinia kundër një diktature të dytë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kandidatja për deputete e LSI-së, pjesë e listës së qarkut Vlorë: Regjimi i Edi Ramës i ngjason një oktapodi që tenton të mbërthejë me dhunë dhe tension çdo qelizë të shoqërisë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Më 25 prill, qytetarët me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit, duke respektuar masat anti-covid, për të bërë zgjedhjen e tyre për qeverinë e katër viteve të ardhshme. Opozita në këtë garë vjen me kandidatura të reja. Njëra prej kandidateve që përmbush këtë kriter është edhe Grisejda Myslimi, e cila renditet në vendin e dytë në listën e qarkut të Vlorës. Një pedagoge, edhe pse e re në moshë, ajo ka marrë përsipër sfidën për të ndryshuar diçka për bashkëmoshatarët e saj. Këtë herë intervista me të është më spontane, më gjithëpërfshirëse, kjo jo pa arsyje. Për të kuptuar më shumë sesi shkon një fushatë elektorale, por mbi të gjitha çfarë premton dhe kush është kandidatja. Ajo vjen për herë të dytë në një intervistë për “Koha Jonë”, ku i përgjigjet 25 pyetjeve për 25 prillin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Intervista e plotë

1-Si e morët vendimin për të qenë pjesë e garës zgjedhore të 25 prillit?

Ka qenë një moment shumë i natyrshëm dhe me bindje të plotë se duhej t’i përgjigjesha këtij momenti politik për të dhënë maksimumin tim në qytetin e Vlorës.

2-Kujt i treguar për herë të parë se do të jeni kandidate për deputete?

Nënës sime. Ajo është modeli në jetën time dhe padyshim që bekimi i saj për të realizuar këtë rrugë ka qenë forca më e madhe.

3-Me kë e pini “kafen” e mëngjesit?

Me bashkëpunëtorët e mi. Jam e prirur gjithnjë kah frymës së ekipit dhe konsideratës për këdo që është pjesë e këtij qëllimi. Objektivi nuk është veç të largojmë modelin më të shëmtuar qeverisës që shteti shqiptar ka patur ndonjëherë që prej rënies së regjimit komunist, por të krijojmë bashkësinë e njerëzve të mirë, e njerëzve që nuk durojnë me mbijetesën jetike.

4-Si po ju shkon fushata zgjedhore?

Fushatat elektorale janë gjithnjë të natyrave të ndryshme dhe reflektojnë përherë situatën reale të shoqërisë. Kjo është një fushatë disi ndryshe, për faktin se regjimi i Ramës i ngjason një oktapodi që tenton të mbërthejë me dhunë dhe tension çdo qelizë të shoqërisë. Kjo nuk përbën vështirësi politike sepse ne jemi të përgatitur për t’u ballafaquar me këtë pjesë, por të krijon dëshpërim se me çfarë duhet të përballen qytetarët e këtij vendi, që ende vuajnë për ndonjë treg në qytet, për ujë, për shtëpi, për punë.

5-Ju kanë mirëpritur qytetarët?

Qytetarët vlonjatë janë nga natyra mikpritës dhe dashamirës. Unë kam ndjerë kënaqësinë se çdo të thotë të jesh një vajzë Vlore dhe të kërkosh të marrësh më shumë përgjegjësi për qytetin tënd.

6-Po kritika keni marrë?

Kritika e vetme ka qenë pse nuk bëjmë fushatë negativiste, siç e bën Rama propagandën e tij. Ne jemi në fushatë me alternativën tonë dhe negativitetin e Ramës, qytetarët e vlerësojnë vetë. Ne nuk duam fushatë agresive për të lodhur dhe për t’i neveritur politikën qytetarëve. Ne duam t’i afrojmë ata për nga politika e mirë dhe nga drejtimi që duhet të marr vendi ynë.

7-Ju është dhënë një mbështetje e madhe nga LSI-ja, pasi janë me mijëra të rinj që janë prej vitesh pjesë e strukturave, por nuk e kanë pasur këtë privilegj si JU, për të qenë pjesë e një liste fituese. Pse ka ndodhur kjo gjë?

Unë besoj se LSI-ja është parti e meritokracisë dhe transparencës kur vjen puna e përzgjedhjes dhe promovimit të elementëve të saj. Nuk ka rëndësi sa vite ke në një parti, por kush mund të përmbush profilin politik që i duhet një partie në një qytet të caktuar. LSI-ja është një parti që shansin ua ka dhënë të gjithë atyre që kanë punuar me besnikëri, me dinjitet dhe që kanë besuar në parimet e forcës politike. Të gjithë kemi një rol të caktuar dhe të gjithë ata që e kanë ambicien brenda LSI-së janë sot duke punuar krah LSI-së.

8-Nga vjen ky besim i Juaji për LSI-në?

Familja ime prej shumë vitesh hyn te pjesa aktiviste e LSI-së në Vlorë, ndaj jam rritur me frymën e solidaritetit dhe unitetit që kjo forcë politike ka. Në të njëjtën kohë, duke e ndjekur në vite vijueshmërinë politike të LSI-së, kam arritur të krijoj bindjen se edhe unë, si familja ime, përkas në këtë familje politike.

9-Çfarë përvojash jetësore keni pasur që ju kanë bërë të ndiheni gati për të qenë pjesë e politikës?

Të jesh gati për në politikë nuk ndodh asnjëherë. Të jesh i bindur se edhe duke sakrifikuar diçka nga vetja për një politikë më të mirë, të jep ndjesinë e gatishmërisë. Politika nuk është një fjalë gojë që e nxjerr dhe mund ta kthesh prapë mbrapsht. Këmbëngulja dhe vendosmëria janë dy tiparet që mua më kanë bërë të jem gati për në politikë.

10-Cilat vlera themelore ju kanë çuar në bindjet tuaja politike?

Unë jam për solidaritetin, shtetin e mirëqënies sociale, shtetin e së drejtës, demokracinë.

11-Çfarë pyetjesh apo pikash kurioziteti kanë pasur njerëzit kur jeni prezantuar si kandidate për deputete?

Kudo që shkoj dëgjoj të thuhet se sot vendi ka nevojë për të rinjtë, ndaj mendoj se më shumë se kurrë në këto 30 vite, të rinjtë kanë dhe duhet të kenë mbështetjen maksimale të qytetarëve.

12-Çfarë emocionesh përjetoni kur takoheni me të rinjtë e qytetit të Vlorës?

Emocionohem sepse jam njëra nga ata. Unë jetoj me punën time korrekte. Kam sakrifikuar njësoj si ata, kam punuar nga dy punë në ditë për të jetuar dinjitetin tim. Unë e di se çdo të thotë të jesh vetë për t’ia dal mbanë dhe me vete të kesh vetëm dashurinë dhe sakrificat e familjes tënde.

13-Çfarë presin ata nga ty?

Presin vetëm që të jem njëra nga ata në Parlamentin e Shqipërisë.

14-Cilat janë qëllimet e juaja për këto zgjedhje, përveç fitores si deputete?

Qëllimi im është të shërbej për një politikë më të mirë në vendin tim. Shërbesa ndaj së mirës dhe ndaj së drejtës është qëllimi im.

15-Cilat forma të argumentit politik mendoni se janë efektive, produktive ose ju inkurajojnë në këtë fushatë?

Më inkurajon argumenti për të larguar njeriun që pushtetin e popullit e mbërtheu në pushtet absolut personal dhe që vetëm në 5 vitet e fundit ka larguar 40 mijë qytetarë nga Vlora. Nuk ka argument dhe arsye më të fortë se kjo për t’i dhënë një mësim të mirë krye-oligarkut.

16-Cilat janë parimet ideale që duhet të kenë kandidatët për deputetë?

Parimi ideal është të duash vendin tënd.

17-Çfarë kriteresh mund të përdorni për të vendosur se cilat ide ose qasje funksionojnë më mirë?

Nuk do të jem asnjëherë unë e vetme që do të vendos se cilat ide janë më të mirat. Çdo projekt për qytetin duhet të mbajë vulën e qytetarëve, e referendumit. Nëse nuk aplikojmë demokracinë e qytetarëve, nuk do të dalim asnjëherë nga diktati i më të fortëve.

18-Cilat janë disa nga idetë që keni për ndryshimin e situatës pas 25 prillit, nëse fitoni mandatin si deputete?

Do të punoj për të realizuar një qendër multifunksionale në Vlorë, ku të ketë një bibliotekë dixhitale, hapësira falas për të rinjte për të zhvilluar talentet e tyre, një teatër fëmijësh dhe një kinema që i mungon kaq shumë qytetit.

19-Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar secilën nga idetë që keni?

Mjafton vullneti për të çuar deri në fund zotimin dhe besën që ke dhënë para qytetarëve dhe çdo fond e donator mund të gjendet. Do të kem në krah gjithnjë profesionistët dhe të rinjtë e këtij qarku, për të promovuar të rinjtë dhe talentet e tyre. Ne ende shohim si promovohen koncesionet dhe rrugët miliona euro, por vetëm njeriun profesionist nuk kemi parë e dëgjuar të promovohet. Asnjë vlonjat nuk ka marrë pozicione drejtuese dhe menaxheriale në administratën e Ramës. Asnjë i ri profesionist nuk është mbështetur. Mjafton kaq për të treguar sesa e duan rininë.

20-A keni ndonjë dyshim, pasiguri ose shqetësim në lidhje me 25 prillin?

Dyshim jo! Pasiguri jo! Shqetësim po; më shqetëson mënyra sesi administrata përfshihet me dhunë në fushatë dhe sesi pushteti po ushtron me agresivitet presionin te njerëzit.

21-Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar politikën për në të ardhmen?

Të votojmë si fillim për ndryshimin dhe për Shqipërinë!

22-Nëse do ta kishit ju në dorë, çfarë kënge do të përdornit për fushatën?

Do të vendosja padiskutim këngën “Kuq e zi je ti”, të Florit dhe Elvana Gjatës.

23-Sa po ju pengon pandemia në fushatën tuaj?

Jemi përpjekur të shkojmë te qytetari në të gjitha mënyrat që na e lejojnë kushtet në të cilat ndodhemi.

24-Keni një mesazh për votuesit?

Mos votoni prej presionit. Merrni zemër dhe votoni kundër këtij regjimi. Bëjeni për familjen tuaj. Bëjeni për të nesërmen e fëmijëve tuaj që të mos jetojnë një dikaturë të dytë.

25-Si ju erdhi kjo intervistë?

Me shumë kënaqësi. U ndjeva komode dhe ju falënderoj për profesionalizmin.

Etiketat e lidhura

25 prilliedi ramaGrisejda MyslimiLSIRedjon ShtyllariniaVlorezgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.