Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/Duma: Për 6 vite, Rama iu hakërrye Europës, tani mban peng Ballkanin. 2 pikat për dritë jeshile

Intervista E diel, 20 Tetor 2019 15:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma: Vendimi është vulosje e faktit që nuk ka Europë me këtë qeveri dhe duhet kryer ndryshimi

Intervistoi: Redjon Shtylla

Për ish-zv/ministren e Integrimit, vendimi për moshapjen e negociatave, erdhi si pasojë e një plani negativ të kryeministrit Edi Rama dhe vulosje e faktit që nuk ka Europë me këtë qeveri. Grida Duma, në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se: “Përgjatë gjashtë viteve ka bërë shumçka për t’ju hakërryer Europës me patetizmin dhe patologjinë e që ka pengmarrësi kur justifikon që po vendos drejtësi me hakëmarrje. Plani B kundrejt Planit A, është e qartë që nuk është rruga europiane e duhet ti frikësohemi pikërisht kësaj”. Nëse Rama tha se vendimi negativ erdhi se BE-ja nuk i ka punët e brendshme mirë, Duma thekson se Shqipëria i dha mundësi edhe skeptikëve të europës të ndalonin zgjerimin. “Problemet e brendshme që diskutohen në Europë, siç janë emigracioni dhe azili politik, janë probleme reale për mbarëvajtjen e BE dhe për qasjet e ndryshme të liderave të BE”.

Destabilizim në Ballkan, zgjedhje të parakohshme, joshje nga fuqi të huaja, intensifikim të krizave të brendshme, janë disa nga skenarët që mund të prodhojë refuzimi i BE-së për dy vendet kandidate për çeljen e negociatave. Cilit skenar i frikësoheni më shumë dhe cilin skenar do të ndjekë opozita?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Moshapja e negociatave tashmë është një vendim që duhet lexuar qartë, i drejtohet qytetarëve shqiptarë të cilët tashmë duhet të kuptojnë që nuk ka ecje me Ramën. Është viti i gjashtë që nuk hapen negociatat, pra vulosje e faktit që nuk ka Europë me këtë qeveri dhe duhet kryer ndryshimi. Padyshim që Shqipëria ka ndëshkuar dhe Maqedoninë e Veriut, po ashtu ka ndëshkuar gjithë faktorin shqiptar në Ballkan. Kishim shpresuar në një “përfitim” të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut meqenëse diskutoheshin të dyja si paketë, ndodhi e kundërta skenari më i keq i mundshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më të keqen e mundshme Rama e konsideroi një farë arritje, meqë dy vendet mbeten të dyja bashkë, tha ja që ne nuk ishim aq të këqinj se lanë dhe Maqedoninë e Veriut jashtë. Ndërsa u konfirmua që Danimarka dhe Hollanda ishin të gatshme t’i hapnin negocatat me Maqedoninë e Veriut, Rama ju gëzua që arriti të penalizojë dhe Maqedoninë e Veriut. Pa dyshim që rajoni fajëson Shqipërinë për këtë regres dhe mbajtje peng. Nga ana tjetër Rama ka folur hapur për një plan B për Shqipërinë, përveç planit A europian.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

Para 16 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Përgjatë gjashtë viteve ka bërë shumçka për t’ju hakërryer Europës me patetizmin dhe patologjinë e që ka pengmarrësi kur justifikon që po vendos drejtësi me hakëmarrje. Plani B kundrejt Planit A, është e qartë që nuk është rruga europiane e duhet ti frikësohemi pikërisht kësaj.

Kryeministri Edi Rama thotë se refuzimi erdhi nga situata në politikën e brendshme të BE-së dhe që nuk lidhet me ecurinë e Shqipërisë me reformat. Nga ana tjetër është Gjermania që ka 9 kushte. Presidenti Macron flet për nevojën e një metodologjie të re të procesit të zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohë. Çfarë qëndron pas kësaj?

Shqipëria fatkeqësisht por faktikisht, u bë arsye kryesore e problemeve të brendshme të BE, i dha mundësi edhe skeptikëve të europës të ndalonin zgjerimin. Problemet e brendshme që diskutohen në Europë, siç janë emigracioni dhe azili politik, janë probleme reale për mbarëvajtjen e BE dhe për qasjet e ndryshme të liderave të BE. Por Shqipëria është e para që i shërben pikërisht thellimit të problemeve.

Emigracioni dhe azilkërkuesit shqiptarë përbëjnë shifra alarmante, të parët jo vetëm në raport me popullsinë por edhe më lart se vendet që janë disa fishi ynë. Problemet e tyre të brendshme do ishin çështje e tyre nëse ne çdo ishim pjesë përbërëse e problemit të tyre, por nëse ne jemi burim problem nuk janë më problemet e tyre.

Macron thekson dyshimin nëse Europa e përballon zgjerimin e mëtejshëm apo jo, ne sigurisht shpresojmë më shumë tek liderat europianë që besojnë së zgjerimi i fundit i Europës duke përfshirë Ballkanin Perëndimor është një zgjidhje e nevojshme. Shtyrja e kohës së zgjerimit, apo hapjes së negociatave në këtë rast nuk ndihmon askënd, por duhet theksuar që nëse Budestagu angazhohet të përpilojë një listim me 9 kushte për Shqipërinë, do të thotë që mund dhe duhet të shpresojmë që do të kemi një dritë jeshile jo shumë vonë nëse dimë të reflektojmë për çdo pikë të shënuar. Vetë hapja e negociatave është një proces metodë për përmirësimin e disa kushteve me më shumë imponim, por duhet parë cilat janë propozimet e Francës dhe më pas analizojmë.

Si e gjykoni propozimin e Italisë, ku kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas bllokimit që bëri Franca? Nga ana tjetër, çfarë pasojash ka shtyrja e bisedimeve të BE-së për pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit?

Italia ka përballuar më së shumti kostot e regresit të këtyre viteve, ashtu si ka përballuar që nga vitet ’90, kostot në vazhdimësi të moszhvillimit të Shqipërisë. Mos harrojmë që është ndër vite vendi pritës më i madh i shqiptarëve dhe po ashtu edhe vendi pritës i problemeve të trafikimit. Nga ana tjetër investimet italiane hyjnë në 4 kryesoret në Shqipëri. Është shumë më shumë se e rëndësishme edhe për Italinë që Shqipëria të marë një tjetër shtysë për të kapur trenin europian. Padyshim që influencat ruse dhe ato joperëndimore duhet të jenë pjesë e shqetësimit, sa edhe ulja dhe lodhja e popujve ballkanikë në pritjen e gjatë europianiste.

Kur e shihni të mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave?

Megjithë përpjekjen që mund të bëjnë vendet mbështetëse është vështirë të mendohet që kjo çështje do të ridiskutohet deri në mesin e 2020, dhe sërish aty nuk dihet nëse mund të vendoset një datë apo miratohen parakushtet e datës. Vetëm reagimi i qartë me së paku dy nga pikat e Bundestagut, si ndëshkimet e krimit elektoral, mund të shërbejnë se gur i fortë argumentimi për vendet që na mbështesin. Pa këto nuk ka hapje negociatash.

Etiketat e lidhura

edi ramaEUGrida DumakushteNegociataRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.