Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/ Eksperti i arsimit: Zgjatja e vitit shkollor. Për maturanët dhe Arsimi i Lartë…

Intervista E shtunë, 11 Prill 2020 19:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Eksperti i Arsimit, Fatmir Vejsiu, në një intervistë për ”Koha Jonë”, thotë se: Për mua mbetet si alternativë zgjatja e vitit të ardhshëm shkollor me të paktën 5 javë

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

21 Tetor 2026, 07:40
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

”Ministria e Arsimit qëndron e mbyllur brenda katër mureve dhe nuk denjon të konsultohet me armatën e madhe të arsimdashësve. Duket sikur i vetmi mjet për të zgjidhur problemet është mësuesi”. Kështu shprehet eksperi i Arsimit, Fatmir Vejsiu në një intervistë për ”Koha Jonë”. Mësimi online nuk është perfekt dhe për Vejsiun, shija e asaj që ka parë tek RTSH-ja nuk është e mirë. ”Ajo që kam parë në dy raste në TVSh, më ka lënë një shije jo të mirë. Janë përzgjedhur për të bërë atë punë, në disa raste jo mësuesit më të mirë”. Si zgjidhje të kësaj situate, ai jep atë për zgjatjen e vitit shkollor. ”Për mua mbetet si alternativë zgjatja e vitit të ardhshëm shkollor me të paktën 5 javë duke detajuar një program të veçantë për periudhën e parë. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa lëndë si muzika, vizatimi e ndonjë tjetër të reduktoheshin sa më shumë të jetë e mundur, për ti lënë më shumë hapsirë gjuhës shqipe dhe shkencave natyrore, që të mos krijojmë mbingarkesë tek nxënësit”.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si kurrë më parë, mësimi po jepet online, kjo përmes RTSH dhe internetit. Por jo të gjithë i kanë mundësitë. Për ju, çfarë duhet bërë më mirë në këtë kohë të mbetur? Do të ishte më mirë një rifreskim i njohurive sesa të vijohej me programin sikur nxënësit apo studentët në ishin në shkollë, auditor?

Për mua nuk kishte alternativë tjetër për zhvilllimin e mësimit, veç asaj të mësimit online. Të jesh përkrahës i një ideje, nuk do të thotë që të pajtohesh me çdo mjet e rrugë që përdoret për ta vënë në jetë atë ide. Ka patur edhe një rast tjetër të tillë, në ngjarjet e vitit 1997. Atëherë ishte rasti i parë që përdorej kjo mënyrë por duhet të kuptojmë se zhvillimi i teknologjisë së informacionit në atë kohë ishte i pakrahasueshëm me nivelin e tanishëm.

Sot ka edhe një avantazh krahasuar me atë kohë, pasi të mësuarit në distancë, tashmë është i parashikuar në ligj. Nuk e kam parë udhëzimin, si akt nënligjor i ligjit 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, por mesa kuptoj dhe shikoj, punët, në shumicën e rasteve, po bëhen me nisiativa nga mësuesit. Kam parë nga ato mësues që lexojnë librin, apo ditarin, pa asnjë vlerë mësimore por kam parë edhe mësues që vërtetë janë përpjekur për të bërë diçka që ja vlen.

Udhëzimi për të mësuarin në distancë, nëse ekziston duhet parë duke aktivizuar potencialin intelektual që ekziston dhe përvojën e fituar në këtë situatë. Ajo që kam parë në dy raste në TVSH, më ka lënë një shije jo të mirë. Janë përzgjedhur për të bërë atë punë, në disa raste jo mësuesit më të mirë. Nuk duhesh zgjedhur një mësues, sado i mirë të ishte ai. Situata kishte nevojë për një komision lëndor, i cili do punonte online e do hartonte planin e zhvillimit të çdo ore mësimore dhe po ai do të zgjidhte referuesin.

Në lidhje me mësimin online, është propozuar nga Nora Malaj që të bëhet një program i reduktuar, që krahas bazës të jepen edhe forma të tjera të alternuara. Deri më sot, si i keni parë programet e Ministrisë?

Unë i mëshoj fort përforcimit të njohurive dhe propozoj që zgjerimi i njohurive le t’i lihet kohës. Të vetmit që do e kenë të vështirë të rikuperojnë, janë maturantët, të cilët do shkojnë në fakultete me njohuri të paplota dhe do konfrontohen me mentalitetin e profesorëve të universiteteve. Nga përvoja e ndërkombëtarëve, jam ndeshur me mendimin që në muajin e parë ose më gjatë, nxënësve që mbeten në arsimin parauniversitar, do ti krijohet mundësia e plotësimit të njohurive sipas programit të secilës lëndë. Për mua mbetet si alternativë zgjatja e vitit të ardhshëm shkollor me të paktën 5 javë duke detajuar një program të veçantë për periudhën e parë. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa lëndë si muzika, vizatimi e ndonjë tjetër të reduktoheshin sa më shumë të jetë e mundur, për ti lënë më shumë hapsirë gjuhës shqipe dhe shkencave natyrore, që të mos krijojmë mbingarkesë tek nxënësit.

Se çfarë ka bërë Ministria e Arsimit deri tani unë s”kam parë gjë, por mendoj se nuk ka bërë asgjë me vlerë, për sa kohë qëndron e mbyllur brenda katër mureve dhe nuk dënjon të konsultohet me armatën e madhe të arsimdashësve.  Duket sikur i vetmi mjet për të zgjidhur problemet është mësuesi. Harrohet se edhe ato njerëzjanë si të tjerët, të goditur edhe psikologjikisht nga situata, në mos ka nga ato që e kanë vuajtur pasojat e kësaj pandemie.

Dëgjoj ndonjëherë prononcimet e titullares së ministrisë por mbase nga vështirësia që kam për të kuptuar se çfarë thotë, mendoj se i përgjigjet pyetjeve që ka bërë vetë ajo pa u njohur me problemet konkrete të shkollës. Problemet janë madhore. Bëhët fjalë për një vit shkollor të mbrapshtë, i cili do lërë gjurmë tek nxënësit, prindërit e tyre, pse jo edhe tek mësuesit jo vetëm në aspektin e të nxënësit por edhe në aspektin psikologjik. Duket sikur i vetmi problem që kemi është prapambetja në drejtim të realizimit sasior dhe cilësor të programeve lëndore. Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre, pa arritur të rikuperojnë pasojat psikologjike të tërmetit të 26 nëntorit, i duhet të përjetojnë një ngarkesë të rëndë psikologjike në këtë kohë. Për mua ky është një element delikat që duhet të shqetësoj këdo edhe atë që jep poraosi nga makina, duke shkuar në shtëpi.

Për provimet e Maturës Shtetërore, ministrja Shahini ka thënë se e vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Maturantët janë të shqetësuar dhe theksojnë se matematika nuk kuptohet me nje mesazh zanor. Keni dijeni nëse maturantëve ju është dhënë një zgjidhje nëse nuk do të zhvillohen këto provime, do të ketë një moment të dytë?

Unë kam filluar vetë të përgatis materiale për maturantët. Në këto materiale ndërthuren përsëritja e njohurive, freskimi, përforcimi pse jo edhe të mësuarit e tyre. Materialet i kam përgatitur për maturantët e mi, por i kam shpërndarë edhe në facebook, ku shoh që çdonjëri prej tyre, përveç se merr mbi 400 “like”, ka një numër të konsideruaeshëm kolegësh që i shpërndajnë duke i vlerësuar si materiale në dobi të nxënësve të tyre. Kam synuar më tepër tek përsëritja e njohurive, pa lënë pas dore njohuritë e reja të dhëna nëpërmjet shembujve, udhëzimeve e ushtrimeve për përforcim.

Ministria nuk është konkrete në ato që thotë dhe s’ka si të jetë ndryshe në mungesë të debatit dhe rrahjes së mëndimeve. Këto ditë një tip me përgjegjësi duhet të ishte, sepse kishte qenë në mbledhje me ministren duke i dhënë makinës, jepte udhëzime sesi do organizohej mësimi në klasa më maturantët dhe nxënësit e klasave të nënta. Mu duk një tallje e tij me drejtorët e shkollave dhe me mësuesit. Tek e dëgjoja mendova: kaq vështirë është të gjesh njërëz të kualifikuar brenda elektoratit tënd?

Kishin vendosur që për të ruajtur distancimin social, klasat do funksiononin me jo më shumë sesa 10 nxënës. Po një llogari të thjeshtë nuk arritën të bëjnë këto specialistë? Ato e dinë që klasat e shkollave publike, që përbëjnë shumicën, kanë mbi 35 nxënës secila, pra e bie që me një klasë do krijosh tre deri në katër klasa me nga 10 nxënës. Po për mësimdhënësit menduan ato? Apo si gjithmonë, hajt se mbajnë mësuesit, të cilët kanë qenë të vetmit që jo nuk e kanë ndërprerë punën por kanë punuar edhe me orare të zgjatura.

Nga ana tjetër, ju keni publikuar disa teste për maturantët, e shihni si zgjidhje që provimet të zhvillohen online? Ju ka kërkuar bashkëpunim Ministrja Besa Shahini?

Po ndjek dinamikën e zhvillimit të arsimit në botë, kryesisht në Itali. Atje është hedhur edhe ideja e zhvillimit me intervistë online të provimit të maturës vendase. Studenti do t’i përgjigjet tezës në prani të drejtorit dhe mësuesve të shkollë si edhe të një përfaqsuesi të ministrisë në atë shkollë. Kjo le të shihet si alternativë edhe tek ne. Situata e pandemisë nuk është e njëjtë tek ne, ashtu si në disa vende por po u abuzua dhe nuk merren në konsideratë specialistët e fushës, mund të bëhemi ne më keq nga ata. Uroj që kjo të mos ndodh edhe faktin që ëndëroj rifillimin e jetës normale, sigurisht edhe në shkollë. Pjesa e dytë e kësaj pyetje më bëri të hap sytë. As që bëhet fjalë që ajo mund ta bëjë një gjë të tillë, por uroj që të më lexoj dhe ja fal me gjithë zemër autorësinë. Nuk besoj se do ndodhë një gjë e tillë.

Duket sikur nuk flitet shumë për studentët e Arsimit të Lartë, sidomos për degët që e kanë të detyrueshme praktikën. A mund ta konsiderojnë ata simestrin e dytë të humbur? Sipas informacioneve që keni, çfarë program po ndjek ministria për Arsimin e Lartë dhe çfarë ju propozoni?

Për arsimin e lartë unë kam dy shqetësime. Së pari nuk po shikoj ndonje orvajtje të universiteteve për të parashtruar kriteret e reja të pranimit në vitin shkollor 2020-2021. Kriteret ekzistuese nuk janë të vlerëshme. Ato duhet të formulojnë pa humbur kohë kriteret specifike për këtë vit akademik. Së dyti është shqetësimi që ngrini ju. Pa qenë njohës i mirë i ligjit të arsimit të lartë, mendoj se praktika mund të realizohet edhe në një periudhë tjetër, pas likuidimit të detyrimeve që kanë studentët.

Etiketat e lidhura

arsimiFatmir Vejsiumësim onlinenxenesRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 10 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 14 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.