Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/Mehmetaj: Të mos ia hapim rrugën diktatorit. Duhet protestë, paketat janë çorientim

Intervista E martë, 21 Prill 2020 10:00
Ekskluzive/Mehmetaj: Të mos ia hapim rrugën diktatorit. Duhet protestë, paketat janë çorientim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Qytetarët në botë janë ngritur në protestë e po reagojnë edhe ne duhet të gjejmë format tona të reagimit. Të mos ja hapim rrugën diktatorit

Intervistoi: Redjon Shtylla

E ka fituar Shqipëria luftën me pandeminë e Covid-19, duke parë edhe lehtësimin e masave nga qeveria edhe pse vendi do të vijojë të jetë në shtetrrethim? Për nënkryetaren e LSI-së, Kejdi Mehmetaj përgjatë ditëve të izolimit, kemi dëgjuar një kryeministër që flet për luftë dhe humbje jetësh imagjinare. “Shifrat apokaliptike të vdekjeve e të të infektuarve që nxjerr nga goja si i marrë Kryeministri nuk kanë ndodhur e as është parashikuar se do të mund të ndodhnin edhe në vende shumë më të prekura se Shqipëria, po edhe në vende ku qeveritë nuk kanë marrë masa të distancimit social siç është Suedia”. Ndërsa për paketat ekonomike të qeverisë, ish-deputetja e LSI-së, i vlerëson si një çorientim që u bëhet qytetarëve. “Humbasin në shpjegime të gjata për të kuptuar se në cilën kategori përkasin, më pas harxhojnë kohë e para për të bërë aplikime e pas ditësh pritje marrin përgjigjen që nuk janë përfitues as të pagës e as të bonusit”.

Pas më shumë se 40 ditësh, vendi del pothuajse nga karatina por jo nga shtetrrethimi. Një sërë biznesesh u hapën të hënën por qeveria forcoi Kodin Penal që çon në burg shkelësit e rregullave. Si i shikoni këto masa lehtësime të qeverisë, është sinjal që Shqipëria e ka fituar betejën me Covid-19 dhe në pak ditë gjithçka do ti rikthehet normalitetit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Personalisht gjykoj se Edi Rama po e shfrytëzon pandeminë si asnjë lider tjetër në botën e zhvilluar, duke tentuar të zgjerojë pushtetin e tij autoritar duke shfrytëzuar edhe Parlamentin për të miratuar në kundërshtim me çdo procedurë parlamentare ligje arbitrare që cënojnë të drejtat themelore të qytetarëve tanë. Përgjatë këtyre 40 e pak ditëve Shqipëria ka kaluar një mbyllje të pakuptimtë, masat që janë marrë nuk kanë fare ngjashmëri me vende të tjera të cilat kanë ekipe shumë më të specializuara se të tonat. Oraret e kufizuara të daljes për gjatë 40 ditëve kanë shtuar grumbullimet në rrugë, tregje, dyqane e farmaci, duke bërë të kundërtën e asaj që pretendon qeveria. Vendimi për të bllokuar daljet e qytetarëve gjatë fundjavave ka qenë i pa arsyetuar, a thua se virusi ndalon së vepruari gjatë ditëve të javës dhe në fundjavë bëhet aktiv.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Farmacitë e mbyllura kanë qenë një tjetër çmenduri, po ashtu si edhe fakti se të sëmurët nuk kanë mundur të marrin shërbimin e duhur shëndetësor pasi nuk pranohen nëpër spitale, urgjenca i këshillon të gjithë të rrijnë në shtëpi, ndërkohë që qinda qytetarë të tjerë nuk kanë mundësi dhe leje transporti për të marrë shërbimet shëndetësore periodike që u duhen. Mijëra familje kanë patur pamundësi për të siguruar edhe bukën për familjet e tyre, të mos flasim pastaj për të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit që këto ditë i kanë kaluar në kushte të mjera ekonomike dhe higjeno sanitare, pjesa më e madhe të strehuar në kontenier.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh

Kryeministri harxhon të gjithë ditën e tij me live në facebook, duke terrorizuar qytetarët, flet për luftë, ushtri, humbje jetësh imagjinare dhe ky, pra Kryeministri, na qenkërka shpëtimtari, ky paska në dorë jetët tona dhe falë tij ne qytetarët e thjeshtë e të pa ditur të këtij vendi, paskemi shpëtuar e vazhdojmë të jetojmë. Shifrat apokaliptike të vdekjeve e të të infektuarve që nxjerr nga goja si i marrë Kryeministri nuk kanë ndodhur e as është parashikuar se do të mund të ndodhnin edhe në vende shumë më të prekura se Shqipëria, po edhe në vende ku qeveritë nuk kanë marrë masa të distancimit social siç është Suedia. Çdo ditë na vijnë qindra ankesa nga qytetarët që nuk kanë marrë pakot e ndihmës, që nuk kanë marrë pagesat e përmuajshme si pensionet apo ndihmën ekonomike. Propaganda e disa ministrave me filmime e fotografi të sajuara vazhdon pa ndërprerje.

Pavarësisht thirrjeve që bëhen nga OBSH, testimet në vend vazhdojnë të jenë shumë të pakta, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit, duke e bërë pothuaj të paqartë se çfarë po ndodh realisht, sa janë ekspozuar shqiptarët me virusin corona dhe a kemi krijuar mjaftueshëm imunitet për t’ju rikthyer plotësisht jetës së mëparshme. Çdo gjë është në kaos, pasojat e të cilit qytetarët shqiptarë do i vuajnë edhe shumë kohë pasi vaksina e virusit të jetë gjetur. Unë jam e bindur që Shqipëria do e kalojë pandenimë shpejt e pa pasoja të rënda në kuptimin shëndetësor por ekonima jonë do të vuaj gjatë, e për këtë ka vetëm një përgjegjës.

Qeveria ka prezantuar një paketë të dytë financiare, ku këtë herë u zgjerua edhe me biznesin e madh, me fasoneritë dhe me turizmin.Kush janë rezultatet e pritshme dhe e zbut kjo ngërçin në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare? Nga BE dhe FMN, ndihma shkon në 350 milion euro. Qeveria po jep 100 milion euro. Çfarë i sygjeroni qeverinë për paketën e tretë, të përfshijë edhe median?

Masat ekstreme të mbylljes që u morën nga qeveria nuk u shoqëruan me masa serioze për të çliruar ekonominë e cila prej disa kohësh ka qenë e brishtë. “Standarts and Poor” e ka klasifikuar Shqipërinë si një ndër 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë pas pandemisë. FMN-ja ka deklaruar se pritet një rënie e ndjeshme e ekonomisë, lidhur kjo edhe me faktin se industria e turizmit, që është edhe një prej industrive kryesore të vendit tone pritet të ketë humbje. Përballë këtyre paralajmërimeve qeveria vazhdon me propagandë. Paketat Rama nuk janë gjë tjetër veçse një çorientim që u bëhet qytetarëve, të cilët humbasin në shpjegime të gjata për të kuptuar se në cilën kategori përkasin, më pas harxhojnë kohë e para për të bërë aplikime e pas ditësh pritje marrin përgjigjen që nuk janë përfitues as të pagës e as të bonusit.

Pavarësisht se në gjykimin tim personal të dyja paketat janë të pamjaftueshme, nëse do të zbatoheshin me përpikmëri së paku do të ishin një çlirim i vogël për vështirësitë që po kalojnë familjet shqiptare, megjithatë edhe kjo ndihmë duket se nuk do u shkojë kurrë. Qeveria në këto kohë të vështira të bëntë gati çekun për çdo qytetar shqiptar i cili është në moshë pune e t’ia dorëzonte secilit në dorë (kuptohet duke përjashtuar ato kategori të cilat të ardhurat vjetore i kanë të larta e do të mund ta përballonin këtë situatë). Bizneset e vogla vazhdojnë të jenë në vështirësi të madhe, tani vala e humbjeve po ndihet edhe tek biznesi i madh, bujqësia e blegtoria janë harruar fare nga qeveria (ndërkohë që problemet e tyre ekonomike kanë filluar përpara krizës së krijuar nga Covid-19), çmimet po rriten, turizmi pritet të ketë vështirësi të mëdha, të gjitha këto nuk kalohen me fjalë, as me paga minimale.

LSI dhe opozita kanë patur disa propozime konkrete dhe tepër të vlefshme për ekonominë të cilat nëse do të zbatoheshin do të ishin të ndjeshme e të prekshme për qytetarët. Padyshim që edhe media duhet përfshirë në skemat ndihmëse, sidomos gazetarët e terrenit të cilët kanë qenë në frontin e parë të përballjes gjatë këtyre ditëve duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Mësimi po jepet online por jo të gjithë i kanë mundësitë. Për ju, çfarë duhet bërë më mirë në këtë kohë të mbetur? Për provimet e Maturës Shtetërore, ministrja Shahini ka thënë se e vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Si e shihni, duhet të shtyhet viti shkollor dhe çfarë sygjeroni për Arsimin e Lartë?

Një prej reformave më të rëndësishme dhe të kushtueshme në arsim duket se ka dështuar me sukses, kjo është reforma e dixhitalizimit të arsimit për të cilin janë harxhuar 3.5 milion euro nga buxheti, 3.5 milion euro të cilat nuk dihet se në cilin xhep kanë përfunduar vetëm në dixhitalizimin e shkollave tona jo. Mësuesit ishin të gjithë të papërgatitur për ti mësuar nxënësit e tyre online, po ashtu si një pjesë shumë e madhe e nxënësve nuk kanë mundësi të kenë të kenë akses në internet apo edhe pajisjet që u duhen për të zhvilluar mësimin online. Të dhënat që vijnë nga Ministria e Arsimit janë të cunguara dhe transparenca mungon totalisht.

Njëra mundësi është që gjatë verës mësuesit të punojnë individualisht me nxënësit, ose në grupe të vogla, është tejet e rëndësishme që ky vit shkollor të mos humbasë. Maturantët janë në vështirësinë më të madhe, së pari nëse provimet e maturës mbahen në to nuk duhet përfshirë asnjë prej mësimeve që nuk janë zhvilluar në ambjentet e shkollës dhe njëkohësisht u duhet dhënë maturantëve mjaftueshëm kohë në shkollë për tu përgatitur me mësuesit për testet.

Një zgjidhje tjetër mund të jetë përllogaritja e notave të 4 viteve dhe ato të shërbejnë për aplikimet që do të bëjnë maturantët për tu pranuar ne fakultete. Ministria e Arsimit duhet sa më parë të hartojë skenaret dhe t’ua bëj ato të ditura maturantëve pasi kjo situatë po shton stresin tek ta. Për Universitetin vështirësia është e dyfishtë, pasi ata punojnë me laboratë dhe dijet e tyre nuk janë vetëm teorike por edhe praktike. Mendoj që edhe për ta qeveria duhet të punojë me intensivitet në bashkëpunim me stafet e universiteteve duke vendosur edhe buxhet në dispozicion.

Edhe pse nuk është koha tani por nëse kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, me justifikimin se “vijon pandemia e Covid-19”, çfarë do bëjë LSI-ja? I druheni një skenari të tillë?

Që Edi Rama do bëj të pamundurën për ta mbajtur pushtetin, për këtë nuk ka askush dyshim, kjo duket edhe nga veprimet e tij diktatoriale të këtyre ditëve, gati për të bllokuar çdo zë kundër e gati për të dënuar rëndë këdo që nuk i bindet, megjithatë, gjykoj se askush në asnjë rrethanë, nuk do të jetë në gjendje t’u bllokojë shqiptarëve të drejtën për zgjedhur. Unë ndaj bindjen se pandemia do të kalojë shpejt dhe po ashtu zhvillimi i shkencës do të mundësojë edhe vaksinën përkatëse. Mendimi i fundit që dëshiroj të ndaj me lexuesit tuaj është se përgjatë kësaj kohe përveçse të kujdesemi për shëndetin është e rëndësishme edhe të tregohemi të vëmendshëm, të mos gënjehemi me fjalë e premtime boshe, të mos presim pafundësisht për të marrë ato që na takojnë. Nuk janë qytetarët ata që duhet të kenë frikë nga qeveria por qeveria nga qytetarët. Kërkojini të drejtat tuaja pa ndalur. Shikoni, edhe në vende ku qeveritë kanë marrë masa serioze qytetarët janë ngritur në protestë e po reagojnë edhe ne duhet të gjejmë format tona të reagimit. Të mos ja hapim rrugën diktatorit.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi ramaKejdi MehmetajLSIpaketaprotestaRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 17 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 53 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 54 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.