Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/ Spahiu në garën e hapur të PD: Përbuzja ndaj komunitetit nga Rama jo strategji fituese. 5 pikat për ndryshimin e Dibrës

Intervista E mërkurë, 30 Prill 2025 13:23
Ekskluzive/ Spahiu në garën e hapur të PD: Përbuzja ndaj komunitetit nga Rama jo strategji fituese. 5 pikat për ndryshimin e Dibrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përparim Spahiu është rikthyer në politikë pas një mungese disa vjeçare. Ai është kandidat për deputet i Partisë Demokratike në listën e hapur të qarkut Dibër. Në këtë intervistë dhënë gazetarit Redjon Shtylla për ”Koha Jonë”, Spahiu rikthimin e komenton si një ndjenjë përgjegjësie dhe detyrimi moral ndaj njerëzve që besojnë ende tek ndryshimi. PD ka 3 mandate (12 vite) në opozitë, me çfarë e josh këtë herë votuesin? ”Oferta jonë është konkrete: ulje taksash për individët dhe bizneset, investime në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, turizmi dhe energjia e rinovueshme, si dhe një administratë publike që punon për qytetarët, jo për partinë. Shqiptarët duan shanse të barabarta, jo privilegje të pakicës”,-thotë Spahiu. Në fushatën e kreut të PS, Edi Rama, nga Dibra e nisi me fjalët çyryk për burrat. Spahiu e ka edhe një koment për këtë. ”Në Dibër, njerëzit nuk kërkojnë as batuta dhe as ndarje gjinore ata kërkojnë zgjidhje për problemet e përditshme. Përbuzja ndaj një komuniteti nuk është strategji fituese. Mendoj që dibranët janë shumë më të mençur për t’u manipuluar nga një retorikë e tillë”.

Intervista e plotë

Z. Spahiu, po riktheheni në politikë pas disa vite mungesë në Kuvend. Mund të na tregoni disa nga arsyet e këtij vendimi? Besoni ende që politika është një e mirë në këtë vend?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rikthimi im vjen nga një ndjenjë përgjegjësie dhe detyrimi moral ndaj njerëzve që besojnë ende tek ndryshimi. Unë besoj fort që politika është mjeti më i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve mjafton të bëhet ndershmërisht dhe me përkushtim. Shqipëria ka nevojë për një politikë që shërben, jo që sundon, dhe unë kam zgjedhur të jem pjesë e kësaj përpjekjeje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë do të thotë për ju pozicioni në listën e hapur? E shihni si një sfidë të shtuar, apo një padrejtësi?

Për mua, lista e hapur është një mundësi, jo një pengesë. Është një sfidë e ndershme që i jep qytetarit fuqinë të zgjedhë përfaqësuesin e vet real. Për të gjithë ne që kemi një marrëdhënie të drejtë me komunitetin, lista e hapur është një bekim, jo një rrezik.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 10 orësh
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Para 10 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 13 orësh

A ekziston rreziku i ndarjes së vitave nga opozita, meqenëse tani ka disa subjekte të reja?

Diversiteti është pasuri, por sfida qëndron në bashkërendimin e energjive. Ne duhet të jemi të mençur dhe të bashkuar përballë një qeverie që kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht. Opozita duhet të kuptojë se armiku nuk është njëri-tjetri, por varfëria, padrejtësia dhe abuzimi me pushtetin.

Nëse do të rendisni 5 pika, çfarë duhet të ndryshojë në qarkun Dibër?

• Rrugët dhe infrastruktura, për të lidhur komunitetet dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
• Investimet në bujqësi dhe blegtori si burimi kryesor i jetesës.
• Kujdesi shëndetësor bazë, me shërbime të denja dhe të aksesueshme.
• Arsimi profesional, i lidhur me nevojat e tregut lokal të punës.
• Zhvillimi i turizmit natyror dhe kulturor si një motor i ri ekonomik për zonën.

Fushata e PD është me fokus tek ekonomia. Shkurtimisht, me çfarë oferte e joshni votuesin?

Oferta jonë është konkrete: ulje taksash për individët dhe bizneset, investime në sektorët realë të ekonomisë si bujqësia, turizmi dhe energjia e rinovueshme, si dhe një administratë publike që punon për qytetarët, jo për partinë. Shqiptarët duan shanse të barabarta, jo privilegje të pakicës.

Rama është në krye të fushatës duke premtuar integrimin në BE në 2030. A po varet oferta e qeverisë nga Brukseli?

Integrimi europian është një objektiv kombëtar, jo një premtim elektoral. Shumë nga detyrat që duhen kryer janë në dorën tonë, jo në dorën e Brukselit. Premtimi i Ramës për 2030 është një tjetër tentativë për të shmangur përgjegjësinë për dështimet që kemi sot.

Rama në Dibër ka bërë deklarata për burrat dhe gratë. E shihni si një strategji që nuk do të japë rezultat pro PS-së?

Në Dibër, njerëzit nuk kërkojnë as batuta dhe as ndarje gjinore ata kërkojnë zgjidhje për problemet e përditshme. Përbuzja ndaj një komuniteti nuk është strategji fituese. Mendoj që dibranët janë shumë më të mençur për t’u manipuluar nga një retorikë e tillë.

Jeni shprehur që administrata është “arma” e fundit e Rilindjes, por po i rrëshqet nga duart. E keni të bazuar këtë?

Po. Në shumë bashki dhe institucione, kemi sinjale të qarta që administrata është lodhur nga përdorimi politik dhe është më e hapur për ndryshim. Në 11 maj do ta shohim që edhe ata që janë mbajtur peng prej frikës do të votojnë ndryshe, për të mirën e tyre dhe të vendit.

Diaspora, si thembra e Akilit. Kush e ka votën e tyre?

Diaspora është zemra që rreh jashtë kufijve. Ata duan një Shqipëri ku mund të kthehen dhe të investojnë, ku ligji dhe mundësia janë të barabarta për të gjithë. Besoj që vota e diasporës do të shkojë për ata që ofrojnë shpresë reale, jo për ata që kanë larguar shqiptarët nga vendi.

Etiketat e lidhura

DiberPDPerparim SpahiuRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 4 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 4 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.