Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

EKSKLUZIVE/Fleckenstein: Drejtësi e pavarur arrihet kur të eliminohen lidhjet e partive politike me gjyqtarët

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 20:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë për “Koha Jonë”, e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

“Drejtësi e pavarur arrihet kur të eliminohen lidhjet e partive politike me gjyqtarët”

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Intervistoi: Redjon Shtylla

Swiss Digital

“Vetëm me një gjyqësor të pavarur, profesional dhe efikas mundet që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”. Është kjo thirrja që ka raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, për politikën dhe politikanët, në prag të votimit të reformës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, z.Fleckenstein, ka shprehur qëndrimin për reformën në drejtësi, ku shprehet se: “Një gjyqësor i pavarur mund të arrihet vetëm kur nuk ka lidhje midis partive politike dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Për nenin 88 i pyetur nga gazeta, lidhur për këtë rekomandimin, raportuesi për Shqipërinë nënvizon se: “Komisioni i Venecias nuk përshkruan një model të veçantë për Shqipërinë”. Më tej ai shtoi se neni 88 nuk mund të përdoret si qëllim për të bllokuar reformën. Është konsensusi ai që do të shpëtojë këtë reformë, e cila pritet nga 90% e shqiptarëve, statistikë e dhënë nga vetë Fleckenstein, ku ka theksuar se kompromisi mund të gjenden edhe në minutën e fundit. E për djegien e mandateve të opozitës, nëse trafikohet vota e deputetëve demokratë, për raportuesin në Parlamentin Europian, kjo situatë është jo në favor në reformës. “Parlamentarët janë të zgjedhur nga populli, që përfaqësojnë popullin dhe për këtë arsye ata janë përgjegjës para popullit”,- nënvizoi z.Fleckenstein.

Z.Fleckenstein, konsensusi për miratimin e reformës në drejtësi lidhet me Nenin 88, pjesë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. E shihni të drejtë këtë qëndrim të opozitës?

Kur unë dëgjoj politikanët shqiptarë dhe median, dëgjoj shumë referenca për këtë Nenin 88. Ky nen është pjesë e rekomandimeve nga ana e Komisionit të Venecias e Këshillit të Europës në lidhje me projekt-amendamentet kushtetuese për gjyqësorin shqiptar. Shumica e referencave të krijojnë përshtypjen se Komisioni i Venecias në këtë artikull ka caktuar një model të veçantë për zgjedhjen e anëtarëve të organeve gjyqësore dhe komisioneve të verifikimit. Kjo përshtypje është e gabuar: Komisioni i Venecias nuk përshkruan një model të veçantë për Shqipërinë. Është në dorë të Shqipërisë për të zgjedhur rrugën e vet. Komisioni i Venecias thekson vetëm se në rast të mungesës së konsensusit, ofron modele të tjera të zgjedhjes, si me 3/5 ose 2/3 ku shumica mund të bie dakord. Prandaj, ky artikull i përmendur, Neni  88 nuk mund t’i shërbejë qëllimit për të bllokuar reformën e gjyqësorit në Shqipëri.

Përmes “vendeve të rezervuara” partitë politike kanë të drejtën e propozimit të gjyqtarëve në institucionet e reja të drejtësisë, duke bërë që vendimmarrja e këtyre forumeve të larta të drejtësisë, të ndikohet nga interesat politike. Në vendet parlamentare të BE-së, ekziston ky nen dhe është i duhuri për rastin e Shqipërisë?

Kjo formulë e “vendeve të rezervuara” nuk është e mirë për Shqipërinë. Shqiptarët duan një gjyqësor që ju garanton atyre drejtësi, drejtësia dhe vendime të cilat janë të pavarura nga të ardhurat e dikujt apo lidhjet me njerëz të caktuar. Një gjyqësor i pavarur mund të arrihet vetëm kur nuk ka lidhje midis partive politike dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Çdo përpjekje për të rivendosur lidhjet midis gjyqtarëve, prokurorëve dhe partitë politike minon besueshmërinë e përpjekjeve për reformën.

Nëse nuk arrihet konsensusi me PD-në, është hedhur mundësia e blerjeve të disa votave nga ana maxhorancës, e deputetëve të djathtë. Në gjykimin tuaj, është e ndershme që të bëhet reforma në drejtësi me vota të “trafikuara?

Unë besoj se një kompromis mund të gjenden edhe në minutën e fundit.

Kreu Basha është shprehur se në Kuvend do të digjen mandatet e deputetëve, nëse ka trafikim vote. Si i kemi parë këto deklarata, janë një kërcënim ndaj deputetëve me mendime liberale apo frikë?

Parlamentarët janë të zgjedhur nga populli, që përfaqësojnë popullin dhe për këtë arsye ata janë përgjegjës para popullit. Sipas sondazheve, 90% e shqiptarëve duan një reformë të gjyqësorit dhe parlamentarët janë të para së gjithash përgjegjës për votuesit e tyre dhe për ndërgjegjen e tyre.

Në Europë ka vende anëtare që kërkojnë dalje, por Shqipëria si kandidate për t’u anëtarësuar, në qëndrimin tuaj, a i ka plotësuar kushtet për t’u bërë pjesë e BE-së?

Shqipëria duhet të përmbushë pesë prioritetet kyçe. Atëherë do të jetë e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në BE. Këto prioritete kryesore janë; Reforma gjyqësore, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimi i të drejtave themelore. Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë kam përgatitur një raport për kolegët e mi në lidhje me progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së këtyre pesë prioritetet kyçe. Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm gjatë viteve të fundit, por ka ende disa punë për të përfunduar. Më e rëndësishme është reforma e gjyqësorit. Vetëm me një gjyqësor  të pavarur, profesional dhe efikas mundet që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe krimit i organizuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 1 ore

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 9 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 10 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 10 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

6 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 21 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.