Ekspertët e Venecias, Halimi: Reforma në drejtësi të jetë konsensuale
Takimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe Partisë Demokratike ka përfunduar, teksa deputeti Eduart Halimi ka shprehur keqardhjen që nuk u arrit në një produkt të përbashkët për reformën në drejtësi.
Ai tha se PD-ja u ka dorëzuar ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe një version të fundit duke shprehur zgjidhjen alternative për reformën në drejtësi.
“Sot diskutimi ishte i nivelit teknik paraprak lidhur me pyetjet qe ata i drejtonin ekspertëve, mënyrën e gjetjes së zgjidhjeve optimale, në mënyrë që reforma të jetë jetëgjatë të jetë konsensuale dhe të shkojë tej kësaj maxhorance. Sot ekspertët e PD i dorëzuan dhe një version të fundit reporterëve të Komisionit të Venecias, duke i shprehur zgjidhjet alternative se si reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Një qëndrim konstruktiv i opozitës, në mënyrë që reforma në drejtë të ecë përpara", tha ai.
Halimi theksoi gjithashtu se mungesa e tryezave të rrumbullakëta deri tani është një element kritik për ecurinë e procesit të reformës në drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

