Eksploziv makinës së drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër
Një sasi tritoli është vendosur në gomën e parë të një makinë në afërsi të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, konkretisht në makinën ”Range Rover” të drejtoreshës së këtij institucioni, Suida Kuka.
Lënda plasëse është shpërthyer me telekomandim nga forca xheniere dhe raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Dyshohet se sasia e tritolit u vendos nga një person me motor dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë filmuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.