Ekszekutohet me armë zjarri një 35-vjeçar në Peqin, Policia në kërkim të autorit
Vritet me armë zjarri në rrugë një 35-vjeçar në Peqin.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:39, në fshatin Gjoçaj Peqin, ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, bëhet e ditur se i riu ka qenë në hasmëri me persona të tjerë, pasi i vëllai i tij ka bërë burg për vrasje.
Pikërisht hasmëria është dhe pista kryesore e policisë. 35-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm teksa ecte në rrugë.