Ekzekutimi në Shkodër, Salianji: Rama dhe kriminelët po terrorizojnë shqiptarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas ekzekutimit mafioz të ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Gjatë një konference për mediat, nga selia blu Salianji deklaroi se bandat dhe krimi në bashkëpunim me qeverinë kanë vënë nën terror Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Sipas tij kryeministri Rama është i lidhur ngushtësisht me kriminelët.
Ndërsa ka shtuar se PD, ditën e parë që do të vijë në pushtet do të çmontojë dhe do të çojë pas hekurave gjithë bandat dhe kriminelët.
Fjala e Salianjit:
Krimi me qeverinë janë bërë 1. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është arsyeja e krimit të sotëm në Shkodër. Bandat në lidhje me Ramën kanë marrë peng qytetarët e Shkodrës, kanë marrë peng dajën dhe nipin.
Qytetarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Por qytetarët duhet ta dinë se sa kohë të kenë këtë kryeministër, do të jenë nën mëshirën e bandave. PD garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të shtypë bandat në çdo qytet ku operojnë.