Ekzekutohet ish-polici në Laç! Një vit më parë iu bë atentat edhe të birit

Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.

Viktima është Xh. Reçi, 60 vjeç, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij.

Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020 se “në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal “.

Ndërkohë policia njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit, ndërsa në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP