Elisa Spiropali i kthehet Berishës: Edi Rama, simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha pas akuzave të tij për gjendjen e mediave në Shqipëri.

Spiropali tha në Kuvend se Berisha është i fundit që mund të flasë për mediat, pasi ka provuar që për veten dhe familjen e tij është i gatshëm ti vërë zjarrin vendit.

Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD-së? Në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado që ti biesh në fund të nxjerr askund. Ke marrë me vete dhe ata të gjorë që të ndjekin, i ke mbyllur çdo rrugë PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ti për veten dhe familjen je i gatshëm të djegësh jo partinë, por edhe Shqipërinë. Kur flet ti për lirinë e medias dhe përmend ti Ramën si në krye të regjimit, Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë ka shkuar me ikjen e Berishës si kryeministër.
Koha kur televizioneve u bllokoheshin llogaritë, ka kaluar me perëndimin tënd Sali”, tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?