Elmazi: LSI po tregon se ato që ka thënë opozita janë të vërteta

Tensionet e fundit në qeveri, kanë shkaktuar një debat jo vetëm brenda maxhorancës por dhe me opozitën. Për këtë të fundit në një interviste televizive, kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, u shpreh se LSI-ja po bën edhe rolin e opozitës. Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga deputetë të PD-së.

Në një status në facebook, deputetja e PD-së, Liljana Elmazi, ka replikuar duke u shprehur se LSI-ja gabon kur thotë se po bën opozitë. “Kush thotë se LSI po bën opozitën, gabon! Opozita ka 4 vjet në opozicion me qeverinë Rama- Meta”. Elmazi thekson se të gjitha akuzat e bërë nga opozita gjatë këtyre 4 viteve të qeverisë, po pranohen edhe nga LSI-ja. “LSI po tregon se ato që ka thënë opozita janë të vërteta dhe këtë nuk e bën me qëllimin të tregojë se ne kemi të drejtë, po për t’ i rritur pazarin Ramës”,- shkruan Elmazi.

Sipas saj kjo është një lojë pazarxhinjsh.”Të dyja, PS e LSI kanë përgjegjësi për gjendjen ku na kanë çuar në çdo aspekt qeverisje. Krimi qeverisës, ata të toksifikuar nga kanabisi që ka mbuluar vendin, vjedhin bashkë ndërsa shqiptarët mjerohen! Të dyja po e dëmtojnë vendin! Të dyja janë të zhytyra në llumin e korrupsionit e skandaleve! Thjesh, ata mezi presin t’ia futin njëri-tjetrit! Pazarxhinj pazaresh të pista”, vijon komenti i deputetes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, opozitarja shpreh se LSI duhet të largohej nga koalicioni e të dalë e vetme në zgjedhje dhe për këtë e ka një shpjegim. “Kokën e Tahirit e duan Vetëm për ta nderruar me nje kokë të tyren, që zgjedhjet mos ti vjedh PS por LSI, ndaj e shohin si rrezik policinë! Të dyja janë pjesë e llumit që kanë gatuar po vetë! Rama është peng i krimit, ndërsa Meta dhe Rama, të dy po mbajnë peng vendin”,- mbyll komentin deputetja Elmazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?