Elona Guri: LSI ka një program të qartë dhe konkret për sipërmarrjen, punësimin dhe forcimin ekonomik të gruas

Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri, thotë se pas 25 prillit, qeveria e re e do të jetë në përkrahje të sipërmarrjes, nuk do ta penalizojë apo ti rrijë mbi kokë biznesit siç bën qeveria e Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Guri shkruan se “LSI ka një program të qartë dhe konkret për sipërmarrjen, punësimin dhe forcimin ekonomik të gruas”.

Postimi i Elona Gurit në Facebook: 

LSI ka një program të qartë dhe konkret për sipërmarrjen, punësimin dhe forcimin ekonomik të gruas.
Qeverisja e re nuk do i qëndrojë mbi kokë sipërmarrjes, nuk do jetë penalizuese e as shfrytëzuese e biznesit dhe punonjësve por në krah të sipërmarrjes dhe gjithmonë në mbështetje të qytetarëve të thjeshtë për të siguruar zhvillim ekonomik dhe standarde më të larta jetese.
Bashkë me Enon Karapici, Ekspert Ekonomie, Zv/Kryetar i LSI Durrës bashkëbiseduam me zonja të nderuara dhe ndamë me to planet konkrete që do ndërmerren që në ditët e para të qeverisjes së re të cilat do e nxjerrin vendin nga kriza e thellë që ka shkaktuar “Rilindja.”

LSI ka një program të qartë dhe konkret për sipërmarrjen, punësimin dhe forcimin ekonomik të gruas.

Qeverisja e re nuk…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Friday, February 26, 2021

SHKARKO APP