Elton Alushi, rend dhe qetësi në Tiranë. Policia e kryeqytetit e para në Rajon për rregull e besueshmeri
Drejtori i ri i Policisë qarkut Tiranë, Elton Alushi, ka pak muaj që drejton policinë. Që me marrjen e detyrës ka strukturuar komisariatet, duke qenë vetë në krye të punëve, si dhe ka rritur autoritetin e besueshmerinë e policisë në komunitet.
Një sondazh i një ambasade të huaj të një shteti të rëndësishëm europian e ka renditur policinë e Tiranës si policia me korrekte dhe më e respektuar nga qytetarët. Bile duke e krahasuar me policinë e Malit të Zi, Kosovën e Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, policia e Tiranës rezulton në krye të këtij sondazhi. Ky sondazh është kryer në fund të muajit janar 2025.
Kjo e ka rritur kuotën e besueshmerisë së policisë shqiptare në BE.
KOHA JONË SONDAZH

