Emisioni “Open” i Eni Vasilit rikthehet në shtator, do të jetë në TVSH publik

Emisioni Open i Eni Vasilit rikthehet këtë shtator në ekranin e madh publik në RTSH. Mësohet se emisioni vjen në shërbim të shikuesit masiv të RTSH. Po të njëjtat burime tregojnë se Eni Vasili duke qenë edhe drejtoreshë e Përgjithshme nuk do të marrë asnjë lekë nga ky emision.

Emisioni do të jetë me atë frymë që njihet nga publiku. I vetmi përjashtim se këtë herë Eni Vasili nuk përfiton, siç thamë, asgjë personale.

Ky vendim shkon kah rritjes së audiencës së Televizionit Publik, i cili duhet pranuar se ka kaluar në mes të sfidave të mëdha prej shumë viteve, sepse nuk është drejtuar dhe menaxhuar siç duhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

OPEN do të sjellë rritje të konkurencës televizive, por ka nevojë RTSH sepse mbetet publik dhe të gjithë paguajmë taksë të detyruar me ligj. Deri tani e kanë gëlltitur dhe nxjerrë pothuaj jashtë loje konkurentët privatë, ku falë lojës së tyre me drejtues të infiltruar nga radhët e tyre e kanë shkatërruar nga pak ndër vite, derisa sot rënkon për profesionalizëm dhe financa.

Swiss Digital Mobile Reklama

RTSH duhet forcuar sepse akoma është një gjigand i fjetur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?